Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 19, 2019

Scroll to top

Top

1,049 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT, Garcia zbulon: “Icardi mund te perfundoje tek PSG: ja detajet. Gjithcka rrotullohet tek Neymar.”

E FUNDIT, Garcia zbulon: “Icardi mund te perfundoje tek PSG: ja detajet. Gjithcka rrotullohet tek Neymar.”
Inter Club Staff

Mauro Icardi mund te perfundoje tek Paris Saint Germain ne menyre surprize deri ne fund te merkatos. 

Kete gje e ka konfirmaur sot gazetarja Claudia Garcia, gazetare portugeze eksperte e merkatos ne Itali dhe jo vetem.

Sipas gazetares qe ishte e para qe dha lajmin e kalimit te Cristiano Ronaldos tek Juventusi, gjithcka varet nga e ardhmja e Neymar Jr.

Ne rast se braziliani do te rikthehet tek Barcelona, me siguri shoku i tij i kombetares do te kaloje tek PSG (po flasim per Coutinhon).

Ky transferim do te mbyllte porten per kalimin e Dybala tek PSG sepse ne kete rast parizienet do te kerkonin nje 9 te paster dhe jo Dybala. Kjo sepse Cavani nuk ka ndermend te zgjase kontraten e tij dhe Mbappe nuk eshte aspak nje sulmues i paster.

E cfare do te ndodhe pastaj? Sipas Garcia, ketu do te hyje pikerisht ne loje Interi dhe Mauro Icardi. Ish-kapiteni i Interit e ka te hapur keshtu rrugen per ne Paris, edhe pse duhet pritur edhe pak.

Ai ka pritur Juventusin deri me sot, por te gjalle per te jane bere vetem Napoli dhe Roma deri me tani.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.