Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

644 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Gazetari i njohur zbulon: “Suning po shet aksionet e Interit: ka tratative te avancuar me nje…”

E FUNDIT – Gazetari i njohur zbulon: “Suning po shet aksionet e Interit: ka tratative te avancuar me nje…”
Inter Club Staff

Vine te reja te rendesishme per sa i perket te ardhmes se Interit nga gazetari shume i njohur Zuehir Shammasi.

Ai eshte redaktor i te perditshmes se Arabise Saudite Al Yaum, nje nga mediat me prestigjoze te vendit te tij.

Gazetari ne fjale eshte intervistuar nga SempreInter.com dhe ka zbuluar disa prapaskena te qellimeve te grupit Suning.

Sipas tij, pronaret aktual te Interit “jane ne tratativa te avancuara” per shitjen e gjysmes se aksioneve te klubit te nje fond.

“Nuk kam qene ne gjendje qe te identifikoj se kush jane ata prapa fondit. Nuk po them se jane nga Arabia Saudite. Kjo do te zbulohet me kohen.”

“Informacioni qe kam une eshte se keto tratativa jane ende duke u bere dhe po ecin perpara shume shpejt.”

“Suning do te shiste gjysmen e aksioneve qe ka ne doren e saj, pra rreth 35% te aksioneve nga 70% qe ka ne total.”

“Ne kete moment qe po flasim tratativa eshte shume e avancuar me Suning qe po kerkon nje fare ndihme nga te tjeret duke qene se situata aktuale nuk e lejon te mbeshtese Interin ne nivelin financiar qe duhet.”

Kujtojme qe ne te kaluaren PIF (Fondi i Investimeve Publike i Arabise Saudite) ka qene shume i interesuar per Interin edhe pse nuk u be gje. Tani eshte shume e dyshimte qe ky lajm per Suning vjen pikerisht nga ky vend.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.