Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

367 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Gjithcka zyrtare: Alexis Sanchez transferohet perfundimisht te Interi: ja detajet!

E FUNDIT – Gjithcka zyrtare: Alexis Sanchez transferohet perfundimisht te Interi: ja detajet!
Inter Club Staff

Diten e djeshme, pak perpara ndeshjes Inter-Getafe, Beppe Marotta kishte dhene nje lajmerim te rendesishem.

Alexis Sanchez do te behej nje lojtar zyrtar i Interit (me titull perfundimtar) paraditen e sotme dhe me sa duket, keshtu ndodhi.

Nderkohe, edhe pas ndeshjes se Europa League, per kete gje foli edhe tranjeri i Interit, Antonio Conte.

Ai i beri komplimentat e rastit klubit dhe drejtuesve per transferimin e Sanchez me kushte teper te favorshme nga Manchester United.

E keshtu, sot ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar per transferimin e lojtarit perfundimisht ne Milanon zikalter.

Alexis Sanchez vjen keshtu tek Interi gratis (free transfer), me parameter zero, me Interin qe nuk ka paguar asnje euro per kartonin e tij.

Nderkohe, ky ka qene komunikimi i Interit vetem pak minuta me pare:

“FC Internazionale Milano comunica che Alexis Sanchez si trasferisce in nerazzurro a titolo definitivo gratuito. L’attaccante cileno ha sottoscritto un contratto con il Club fino al 30 giugno 2023″.

“Fc Internazionale Milano komunikon se Alexis Sanchez eshte transferuar tek Interi me titull perfundimtar pa asnje pagese. Sulmuesi kilian ka nenshkruar nje kontrate me klubin deri ne 30 qershor 2023.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.