Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

700 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Inter flet per here te pare zyrtarisht per Lautaron. Auslio: “Lautaro do te largohet nga Interi vetem nese paguhet klauzola e plote.”

E FUNDIT – Inter flet per here te pare zyrtarisht per Lautaron. Auslio: “Lautaro do te largohet nga Interi vetem nese paguhet klauzola e plote.”
Inter Club Staff

I intervistuar per mikrofonat e Sky Sport, Piero Ausilio ka folur per merkaton e Interit.

Kjo eshte hera e pare gjate ksaj periudhe qe nje drejtues i Interit flet kaq hapur dhe sidomos per nje largim te bujshem qe mund te ndodhe gjate veres.

Argumenti kryesor per te cilin ka folur drejtori sportiv zikalter ka qene ajo e se ardhmes se Lautaro Martinez.

“Lautaro nuk leviz nga Interi. Lautaro do te largohet vetem nese nje skuader qe e deshiron ate do te paguaje klauzolen e plote.”

“Ka vetem nje rruge qe e shikon Lautaron larg Interit: ajo e pageses se asaj qe eshte shkruar ne kontrate: 111 milione euro cash.”

“Eshte nje klauzole impenjative nga ana ekonomike. Por eshte e vetmja menyre qe mund te shikoje Lautaron jashte Interit dhe larg Milanos.”

“Ne ne kete periudhe nuk po flasim me askend dhe nuk po perballemi me situaten Lautaro me askend. me asnje skuader.”

“Kjo sepse eshte shume e thjeshte: ne besojme shume tek ai. Eshte nje aset shume i rendesishem i klubit dhe nuk harrojme qe ka ende edhe tre vite kontrate me Interin.”

“Lojtaret me te rendesishem, Interi nuk ndermend qe ti shese. Por Interi ka ndermend ti mbaje dhe te perforcohet akoma me shume ne merkato. Ky eshte qellimi yne.”

“Tratativa me Barcelonen? Shume klube na kane kontaktuar per te folur per temen Lautaro dhe me siguri qe Barcelona eshte nje nder me te vendosurat.”

“Por une e di se cfare i kemi thene Barcelones dhe ato i dine shume mire qellimet tona. Interi nuk ka asnje qellim per te shitur Lautaro Martinez.”

“E shpjegova edhe me lart se cfare duhet te ndodhe qe ai te largohet. Vetem nese paguhet klauzola, ne nuk kemi me asgje ne dore per te ardhmen e tij. Ndryshe, ai qendron.”

“Merkato hyrese? Ne po bejme vleresimet tona. Qellimet e Interit jane qe te perforcohet nga cdo merkato ne te ardhmen dhe jo e kunderta.”

“Idete e klubit tone jane shume te qarta sepse ne po punojme ne sinergji te gjithe bashke: qe tek stafi teknik e deri tek ai administrativ.”

“Por natyrisht po behen edhe vleresimet e duhura edhe per shitjet. Por qellimi i Interit sot per sot, eshte vetem nje: te perforcohet dhe jo te dobesohet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.