E FUNDIT – Inter, gati te ndodhe sakrifica e pare? “Shakhtar oferte per Sensi: ja detajet.”
Mund te jete kjo java e duhur qe Interi te finalizoje financimin e saj (qe po sigurohet nga Suning nder te tjera).
Kete gje e shkruan edhe Tuttosport, e cila flet edhe per takimin e famshem Zhang-Conte qe do te ndodhe shume shpejt.
Por sipas tyre, Interi mund te jete e detyruar qe te shese nje lojtar te rendesishem ne kete vere qe do te vije.
E pikerisht si per te ndihmuar klubin zikalter, duket se tek Interi ka ardhur nje oferte e fundit nga Shakhtar Donetsk per Stefano Sensi.
“E verteta eshte se Shakhtar Donetsk ka marre si tranjer Roberto De Zerbi, ish-tranjerin e Sassuolos (qe nuk do te jete me tranjer i tyre sapo sezoni te perfundoje).”
“De Zerbi e ka vleresuar gjithmone Sensin, qe nga koherat e tij tek Sassuolo dhe duket se eshte kerkesa e tij e pare.”
“Nderkohe, Shakhtar mendohet se eshte gati qe te investoje per italianin rreth 20 milione euro ndermjet cash dhe bonuseve te ndryshme.”
“Edhe pse Interi do e shiste Sensin perpara nje oferte te mire, duket se kjo shifer nuk eshte shume e kenaqshme ne pamje te pare duke llogaritur investimin e bere per te vetem nje vere me pare.”