Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

387 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Inter, mbyllet gjithcka per rinovimin e radhes: lojtari pak me pare eshte futur ne seline e klubit!

Inter Club Staff

Me sa duket, direkt pas suksesit ndaj Torinos qe e ka derguar skuadren me nje fitore ne pushimet e fundvitit, tashme klubi po mendon edhe per te ardhmen e saj.

Drejtuesit zikalter i jane futur keshtu menjehere punes per vazhdimin e rinovimeve te skaudres se pare.

Vetem pak me pare, Federico Dimarco eshte prezantuar ne seline e Interit bashke me familjen e tij per te hedhur firmen ne kontraten qe do e lidhe me Interin deri ne 2016.

Por ka edhe me shume, sepse kontrat e re e Dimarcos ka disa detaje shume te rendesishme qe tregojne edhe per te ardhmen qe klubi po mendon ne pergjithesi. Keto detaje jane si me poshte dhe i zbulon La Gazzetta dello Sport.

“Pas Alessandro Bastoni, Lautaro Martinez, Nicolò Barella dhe ne pritje te Marcelo Brozovic, De Vrij dhe Milan Skriniar, radhen e Dimarco.”

“Lojtari duket se nuk do te firmose ne Appiano Gentile ashtu si ndodhi me Barella por do te firmose ne seline e klubit.”

“Keshtu, lojtari do te zgjase kontraten e tij me Interin nga 2023 ne 2026, duke kaluar nga nje rroge prej 500 mije eurosh, ne nje rroge prej 1,8 milione eurosh.”

“Oferta fillestare zikalter ka qene 1,5 por duket se eshte gjetur nje marreveshje diku ne mes, sepse kerkesat e lojtarit ishin pak me te larta.”

“Familja Dimarco mund te jete e lumtur edhe per faktin se vellai i Federicos, Christian, qe eshte me i vogel se ai, po luan me rezultate shume te mira te Fiorenzuola.”

“Ai ne sezonin e ardhshem mund te kaloje te nje skuader me e mire duke enderruar gjithmone Interin si vellai i madh.”

“Nderkohe, lajmi per sot eshte rinovimi i Dimarcos. Ky rinovim eshte nje tregues i qarte se kush beson te endrrat e tij, nje dite i realizon.”

“Federico ka dale nga akademia e Interit dhe ka luajtur pak a shume kudo perpara se te shkonte te Verona dhe te terhiqte vemendjen e Interit te madh.”

“Ai ka pasur nje rrugetim mes Serie B, Serie A dhe Zvicres, ku gjithmone ka pasur enderr te rikthehet tek Interi.”

“Por edhe klubi zikalter asnjehere nuk ka hequr dore prej tij, duke e huazuar e duke e shitur e duke e riblere me pas.”

“Normalisht, ka qene nje mardhenie reciproke. Por Dimarco eshte rritur me interizmin qe ne moshen 5 vjecare, moshe kur per here te pare veshi fanellen e Interit ne akademi per te arritur ketu ku eshte sot…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.