Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

666 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Inter, ne marreveshjen per Dzeko-Sanchez futet nje super talent zikalter? “Jo Pinamonti por…”

Inter Club Staff

Nje bombe e vertete e merkatos, e ardhur vetem pak dite perpara fundit te sesionit dimeror te saj.

Interi dhe Roma po negociojne per shkembimin ndermjet Edin Dzeko dhe Alexis Sanchez, qe dukej si dicka e pamundur deri pak ore me pare.

Nje propozim ky i nisur nga Roma, me boshnjakun qe ka perfunduar jashte skuadre pas perplasjes se pasur me teknikun Fonseca, dhe qe ka hapur keshtu kanalin e transferimit ne Milano.

Conte nga ana e tij do e priste ne Milano me krahet hapur, ate qe e quan nje gjigand absolut per sulmin e tij.

Takimet e djeshme kane treguar edhe njehere vullnetin e Interit dhe Romes per te gjetur nje marreveshje.

Operacioni, nga ana teknike, i bind te dyja palet. Nyja ne kete moment, ashtu si shkruan Tuttosport, i perket vetem anes ekonomike.

“Ne takimin milanez ndermjet Piero Ausilio dhe Tiago Pinto, drejtuesi i Romes qe eshte i deleguar per anen sportive, nuk e ka mohuar qe teknikisht duan ta bejne kete shkembim.”

“Por tani duhet gjendur rruga e perbashkur per sa i perket te tjerave dhe sidomos anes ekonomike te tratatives.”

“Ne kete mes perfshihet edhe deshira e kilianit per tu larguar nga Interi per te gjetur minutazh me te larte diku tjeter.”

“Ai nuk e konsideron veten nje pako qe mund te shkoje sa andej-kendej, por e di qe ky propozim nuk ka ardhur nga Interi por nga Roma dhe mundesia per te qene titullar diku tjeter e intrigon jo pak.”

“Ne momenti ne pare u mendua se ai mund te refuzonte, sidomos duke pare edhe momentin e mire qe kaloi ndaj Milanit, por gjerat nuk jane aspak ashtu.”

PROBLEMI I RROGAVE – “Pertej distances ne nivel kostosh per sa i perket rrogave, te dy lojtaret aktualisht marrin dicka te ngjashme.”

“Kjo edhe per faktin se behet fjale vetem per pese rroga, duke qene se sezoni mbaron per pese muaj.”

“Por problemi eshte kur mendon per rrogen bashke me taksa, sepse Interi fale dekretit te qeverise per te huajt qe vijne te punojne ne itali, paguan shume me pak taksa per rrogen e Sanchez nga sa do te paguante per Dzeko.”

“Ky eshte problemi kryesor ne kete moment qe po flasim. Rroga e Sanchez per Interin ka nje kosto prej 9,17 milione euro ne sezon per zikalterit.”

“Prandaj, ky operacion ndermjet Interit dhe Romes duhet te konsiderohet nje operacion me impakt zero.”

“Kjo edhe per shkak te due diligance qe po ndodh te klubi zikalter e qe nuk lejon dot te behen ndyshime te rendesishme ne nivel pagash.”

“Nderkohe, Dzeko i kushton Romes ne sezon te pakten 3 milione euro me shume nga sa Sanchez i kushton Interit.”

CELESI – “Gjithcka mund te zgjidhet nese Roma vendos te mbuloje te gjithe diferencen vete (qe shihet pak e veshtire ne kete moment).”

“E vetmja rruge ne kete moment duket sikur eshte qe Roma te zgjedhe edhe nje lojtar tjeter ne huazim, qe Interi te hape rruge per rrogen e Dzeko.”

“E ne kete ceshtje duket se mund te perfshihet nje emer totalisht i ri, qe nuk eshte aspak Andrea Pinamonti (qe eshte perfolur dje dhe sot(.”

“Duke pare qe dje ne Hotelin ku u takua Ausilio dhe Pinto ka qene Oscar Damiani dhe Crescenzo Cecere, agjentet e Ionut Radu, emri i tij mund te futet ne valle.”

“Radu me Conten nuk ka luajtur asnje minute, as ne Kupen e Italise madje, dhe nderkohe Romes i duhet me patjeter nje portier i dyte.”

“Keshtu, Interi do te kalonte ne skuadren e pare si portier te dyte Filip Stankovic nga Primavera.”

“Me kalimin e oreve, kjo hipoteze po behet gjithmone e me shume e realizueshme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.