Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,063 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Inter, Politano drejt largimit? Biasin paralajmeron: “Eshte shume i trishtuar sepse e ka kuptuar.”

E FUNDIT – Inter, Politano drejt largimit? Biasin paralajmeron: “Eshte shume i trishtuar sepse e ka kuptuar.”
Inter Club Staff

Matteo Politano mund te largohet me te vertete nga Interi ne kete sesion merkatoje. 

Pavarsisht se ai sapo eshte blere nga Interi ne fillim te qershorit sepse ishte ne huazim nga Sassuolo, e ardhmja e tij mund te jete larg zikalterve dhe skuadres se Contes.

Mund te jete pikerisht ky i fundit problemi qe po e shtyn drejt largimit italianin qe vitin e kaluar ka luajtur shume mire ne skuadren e Spallettit dhe ka qene pikerisht ai qe ka dhuruar ndeshje mbi mesataren nderkohe qe lojtaret e tjere nuk kane zhvilluar paraqitje te mira.

Po shihet si shume e veshtire perfshirja e Politanos ne formacionin 3-5-2 te Antonio Contes dhe kjo gje mund te sjelle nje ndarje te trishtueshme ndermjet Interit dhe Politanos.

Kete gje e ka thene sot gjate dites Biasin, i cili per Radio Sportiva konfirmon gjithcka me lart:

“Do ju them dicka qe kam kuptuar keto dite. Politano eshte teper i trishtuar dhe per kete me vjen shume keq.”

“Vitin e kaluar ai ka bere shume mire me Interin e Spallettit, ka luajtur mire, ka zhvilluar paraqitje mbi normalen. Me pak fjale, ka bere detyren e tij dhe eshte impenjuar.”

“Mendoj se do te shkoje ne ndonje skuader tjeter, e me duket se do te jete nje lojtar shkembimi ne ndonje tratative te rendesishme.”

“Te pakten kjo eshte ndjesia qe une kam krijuar, por duhet te presim per kete. Nese vijne edhe dy sulmues per Conten, atehere nje Politano jashte pozicioni ne sulm do te kishte shume pak hapsira ne sulm.”

“Dhe ai vete prandaj eshte i trishtuar, sepse e di qe po digjet me shume nga moduli se sa nga paraqitjet e tij qe kane qene shume te mira.”

Keto kane qene fjalet e Biasin pak me pare te cilat paralajmerojne nje largim te Politanos. E te gjithe e dime se sa afer Ausilios eshte Biasin kur vjen puna tek informacionet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.