Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

610 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Inter, shume afer marreveshja me Parmen per Karamoh: Tashme mungon vetem…

E FUNDIT – Inter, shume afer marreveshja me Parmen per Karamoh: Tashme mungon vetem…
Inter Club Staff

Duket se nje nga te larguarit nga kjo merkato ne skuadren zikalter do te jete pikerisht francezi i ri, Yann Karamoh. 

Lojtari francez shume i talentuar deri me tani ishte pare si nje lojtar qe do te qendronte tek skuadra zikalter, por refuzimi qe Candreva i beri Monaco dhe ardhja e Keita ka komplikuar shume situaten e tij qe tek Interi mund te mos gjeje hapsirat e duhura per te vazhduar rritjen futbollistike te nevojshme.

E keshtu, nga ketu lind ideja Parma per Interin qe deshiron ta huazoje djaloshin.

Kontaktet ne keto minuta po vazhdojne dhe ndjesia e pare eshte se marreveshja mund te gjendet shume afer. Interi dhe Parma jane ne kontat konstant per nje transferim te mundshem (natyrisht ne huazim) te Yan Karamoh. 

Francezi deshiron te qendroje me te gjithe forcen e tij tek Interi, por nga ana tjeter e di shume mire qe rrezikon te mos luaje fare kete sezon dhe prandaj ky huazim mund ti beje shume pune atij ne radhe te pare, por edhe Interit.

Ideja eshte qe te huazohet per te luajtur me vazhdimesi dhe te rikthehet ne Milano me nje vit me shume eksperience per te luajtur shanset e tij me Spallettin.

Alfredo Pedulla, eksperti i merkatos ka konfirmuar se nga ana e Interit ka nje hapje totale per shitjen ne huazim te lojtarit tek Parma.

Tashme mungon vetem dakordesia e lojtarit qe duhet bindur per te pranuar destinacionin sepse deri me tani ai ka shprehur nje vullnet te hekurt per te mos u larguar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.