Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

734 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Inter, zbulohen tre ofertat e Marottes per Gomez: “I jane ofruar Atalantes 3 lojtare: ja detajet.”

E FUNDIT – Inter, zbulohen tre ofertat e Marottes per Gomez: “I jane ofruar Atalantes 3 lojtare: ja detajet.”
Inter Club Staff

Interi me sa duket e ka seriozisht per Alejandro Gomez: Papu eshte tashme nje lojtar i perjashtuar nga skuadra dhe Atalanta kerkon ta shese.

Ai mund te ndryshoje keshtu klub ne kete merkato dhe destinacioni i tij mund te jete pikerisht Milano zikalter.

Drejtuesit e Interit jane ne kerkim te perforcimeve ne sulm dhe jane shume te interesuar per argjentinasin, por mbi te gjitha, Interi ka raporte shume te mira me familjen Percassi (Zhang me shume).

Optimizmi ne shtepine Inter eshte i larte dhe sipas Tuttosport, cdo dite qe kalon e afron me shume Gomez me zikalterit.

“Interi i duhet nje sulmues dhe i i duhet shpejt. Dite pas dite, po rriten kuotat e kalimit te Paput te Interi e kjo gje tashme ka filluar te behet me e besueshme.”

OPTIMIZEM – “Percassi vlereson lojtarin e tij 10 milione euro nderkohe Interi kete shume duhet ta mbuloje duke futur ne mes kartonin e lojtareve te tjere.”

“Raportet e mira me familjen Zhang e ndihmojne Interin qe te jete optimiste, por Marotta po mundohet qe te largoje ne fillim Pinamontin dhe Eriksen per ti hapur rruge atij.”

“Atalanta nga ana e saj ka nevoje edhe vete qe ta zgjidhe njehere e mire kete situate te Paput qe mund te behet nje problem me i madh nese ai qendron.”

“Mbi te gjitha, nese rezultatet nuk do te vazhdojne te jene te mira, atehere kritikat per kete mund te bejne qe skuadra te kthehet kunder tranjerit qe po largon kapitenin.”

LOJTARET E SHKEMBIMIT – “Me sa duket Interi ka vene tre oferta ne tavoline per Atalanten (tre lojtare ne kembim).”

“I pari eshte Sebastiano Esposito (qe te Spal nuk ka gjetur hapsire).”

“I dyti eshte Gaetano Pio Oristanio dhe mbi te gjitha, i treti eshte Lorenzo Pirola, lojtar qe eshte huzuar te Minza.”

“Pirola, jo me kot eshte nje emer qe i pelqen shume Atalantes, por Ausilio dhe Baccin jane kunder qe Interi te heqe dore prej tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.