Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,113 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Interi e xhindosur me Joao Mario per deklaratat papranueshme: Pritet te denohet me…

E FUNDIT –  Interi e xhindosur me Joao Mario per deklaratat papranueshme: Pritet te denohet me…
Inter Club Staff

Fjalet e mesfushorit portugez nuk i kane pelqyer aspak Interit qe tani po mendon disa sanksione teper te renda.

Ndermjet Joao Mario dhe Interit do te kete ndarje dhe kete si klubi dhe si lojtari kishin kohe qe e kishin parashikuar.

Por ajo qe zikalterit nuk pranojne jane fjalet e mesfushorit portugez qe i intervistuar nga grumbullimi i kombetares portugeze ka dashur te largoje ne cdo menyre bluzen zikalter nga e ardhmja e tij: “Do te ishte e kote te prezantohem ne Appiano, pavarsisht se kam nje kontrate deri ne 2021. Shpresoj qe te gjendet nje zgjidhje sa me shpejt te jete e mundur, mundesisht perpara boterorit. Historia ime me Interin ka perfunduar.”

DEKLARATA TE PAPRANUESHME – Keto fjale kane krijuar shume bezdi ne shtepine Interi dhe e kane irrituar klubin deri ne ate pike – sa sipas asaj qe tregohet nga FcInter1908.it – zikalterit po reflektojne per mundesine e nje sanksionit e rende per ato deklarata. Gjerat qe Joao Mario tha ne interviste jane gjera qe fare mire mund te tregojne se ai do te largohet dhe se ekzistojne tratativa per kete, por jane te pajustifikueshme sepse ai eshte ende nje lojtar i Interit me te drejta te plota. Deshira e lojtarit eshte qe te qendroje ne Premier League por te shprehet mendimi ne kete menyre publikisht e ve Interin ne nje pozicion disavantazhi ne tratativa perballe nje bleresi te mundshem.

TAKIM ME AGJENTIN – Ka qene jo pak surprizuese te degjoje Joao Marion te thoshte ato fjale sepse ai njihet si te gjithe si nje djalosh fjale pak dhe mbi te gjitha me agjentin e tij, Interi ka pasur gjithmone nje raport teper te mire. Perkundrazi, ne ditet ne vazhdim madje ka ne program nje takim ndermjet Piero Ausilio dhe Kia Joorabchian e shume do te jene argumentet ne tavoline: e ardhmja e Gabigol, ajo e Malcom, talentit te Bordeaux qe Kia i ka propozuar Interit. Por ne kete pike duket se diskutimi me i rendesishem eshte ai i Joao Mario.

Per sa i perket sanksionit qe mund te marre Joao Mario, ne kete moment flitet per nje gjobe te majme ndaj tij, por ende nuk ka asnje konfirmim. Interi po e studion situaten.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.