Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

394 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Ja te gjitha te rejat per Radja Nainggolan: “Marotta i hekurt: i ka bere me dije Cagliarit…”

E FUNDIT – Ja te gjitha te rejat per Radja Nainggolan: “Marotta i hekurt: i ka bere me dije Cagliarit…”
Inter Club Staff

Cagliari ne keto ore po has veshtiresi te medha qe te kenaqe Interin per transferimi ne ishull te Radja Nainggolan. 

Mesfushori ka nje marreveshje me klubin sard, por nuk ka ende nje marreveshje ne kete moment me Interin qe te procedohet me operacionin.

Keshtu shkruan Gianluca Di Marzio per mesfushorin belg duke treguar se ne kete moment “Marotta po tregohet i hekurt pas ultimatumit te Suning: i ka bere me dije Cagliarit se per Nainggolan nuk do te falet me asnje milione euro.”

“Ne kete moment qe po flasim, marreveshja ndermjet Interit dhe Cagliarit eshte shume larg nese nuk ndodh dicka shume shpejt.”

Nderkohe, keto kane qene disa te reja ore pas ore per kete ceshtje:

ORE 14:34 – Ceshtja Nainggolan, agjenti i tij largohet nga selia e Interit. Zikalterit per momentin jane te ndalur ne pozicionin e tyre dhe nuk jane ulur kerkesat per Cagliarin. (FcInter1908).

ORE 13:47 – Ne zyrat e Interit ka ardhur agjenti i Nainggolan. Ai tani do te takohet me drejtuesit e Interit. (FcInter1908)

ORE 12:51 – Cagliari nuk ka gjetur ende nje pike takimi me Interin per transferimin e Radja Nainggolan. Mesfushori ka nje marreveshje me sardet por nuk ka ende marreveshje me Interin. (Sky Sport)

ORE 12:31 – Ceshtja Radja Nainggolan: nuk ka asnje marreveshje me NainggolanL: mungon dakordesia me Cagliarin. (FcInter1908.it)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.