Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,190 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT, ja te rejat e fundit nga Roma: Inter-Lazio do te luhet, por…

E FUNDIT, ja te rejat e fundit nga Roma: Inter-Lazio do te luhet, por…
Inter Club Staff

Ky eshte nje lajm i vetem pak minutave me pare dhe vjen direkt nga qyteti i Romes:

Sipas asaj qe ka thene Radiosei ne komunikim direkt, Lazio dhe Interi pasi kane pyetur per situaten kane marre pergjigjen se ndeshja sot do te luhet.

Keshtu ndeshja e programuar per sot ne darke ne oren 20:30 pritet te zhvillohet rregullisht.

Pavarsisht paralajmerimeve te ndrshme nga Organizmi i Mbrojtjes Civile ne Rome si dhe Komuna, ja qe Prefekti i Romes ka vendosur qe kjo ndeshje te luhet.

Konfirmimin e jep edhe Stefano De Martino, shefi i zyres per shtyp te Lazios i cili ka deklaruar pak me pare: 

“Nuk ka asnje lajm mbi te cilin mund te themi se ndeshja do te shtyhet ne kete moment.”

“Nuk ka asnje komunikim zyrtar per kete. Per momentin ndeshja do te luhet, nuk presim mbledhje te tjera apo komunikime te tjera se ndeshja do te luhet.”

“Eshte mire qe te qartesojme se keto vendime nuk i mer klubi i Lazios por ne vetem mund te komunikojme vendimet.”

“Ne kete moment qe po flasim, ndeshja do te luhet rregullisht dhe nuk eshte anulluar.”

Por si gjithmone ka nje POR. Pavarsisht fjaleve te zoterise me lart, nese moti do te perkeqesohet mund te beje qe ndeshja te anullohet. Edhe pse ne kete moment shanset jane shume te pakta per kete gje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.