Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

406 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte eshte ne ankth: “Ai eshte lajmeruar se vetem pak ore perpara Genoas do te marre vesh nese…”

Inter, Conte eshte ne ankth: “Ai eshte lajmeruar se vetem pak ore perpara Genoas do te marre vesh nese…”
Inter Club Staff

Lajme te keqija ne shtepine Inter, qe prej disa ditesh duket se eshte goditur perseri nga Covid19 ne kete sezon.

Kane qene 5 pozitive ne shtepine zikalter: nje anetar i stafit teknik, administratoret e deleguar Antonello dhe Marotta, drejtori sportiv Ausilio dhe avokati i klubit, Capellini.

Ashtu si e kerkon protokolli, Interi ka lajmeruar ATS Milano, dhe pozitivet jane izoluar ne banesat e tyre.

Nderkohe, lojtaret mund te bejne vetem rrugen ndermjet shtepise dhe fushes se stervitjes, asnje levizje me shume.

Neser nderkohe eshte bere me dije se do te jete edhe nje xhiro tjeter tamponash, dhe eshte pikerisht kjo qe mban ne ankth zikalterit.

“Rezultatet e testeve te fundit do te vine neser ne darke, ose te dielen ne mengjes, vetem disa ore perpara Inter-Genoa, qe eshte ne program te luhet ne oren 15:00.”

“Per Conten, nuk do te jete shume e thjeshte qe ti mbaje te gjithe te perqendruar ne nje situate te tille.”

“Ai eshte ne ankth te forte, sepse te marresh vesh qe nje apo me shume lojtare jane pozitiv pak perpara ndeshjes do te thote qe te gjitha planet e saj bien poshte.”

“Gjithesesi, intensiteti i stervitjes nuk eshte ulur fare dhe zeri i teknikut ka qene me i forte se kurre ne Appiano Gentile.”

“Por te merret vesh qe tani se cfare do te ndodhe diten e neserme ne darke apo te dielen ne mengjes me pergjigjet e tamponave, este e pamundur.”

“Gjithesesi, nje lajm i mire eshte fakti se lojtaret kane qene pushim te henen dhe te marten, menjehere pas derbit.”

“Keshtu kontakti me drejtuesit pozitiv mund te kete ndodhur vetem te shtunen ose te dielen”, nenvizon Corriere dello Sport.

“Por kontaktet e drejtuesve me lojtaret, jane shume te pakta. Ajo qe shqeteson me shume eshte kontakti qe ata mund te kene pasur me anetare te stafit teknik.”

“Nuk mund te perjashtohet se ata mund te kene takuar Conten ne ndonje moment te caktuar, por nuk dihet ende nese ne ate kohe ata kane qene ngjites ndaj te tjereve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.