Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,529 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – “Kaos ne tunelin e stadiumit: arbitri eshte pritur me ulerima nga lojtaret: rrezik skualifikimesh?”

Inter Club Staff

Me sa duket Interi nuk ka qene aspak dakord me gjykimin ne ndeshjen e sotme dhe kjo gje u pa edhe ne fushen e lojes.

Sipas lajmeve te fundit qe tregon Sky Sport Italia ne keto caste, ka pasur nje perplasje te forte ndermjet arbitrit te ndeshjes dhe stafit zikalter.

Ne perfundim te saj, duket se Maresca ka vazhduar me arrogancen e tij, dhe i ka dhene karton te kuq edhe Orialit.

Pamjet kane treguar se Oriali eshte afruar per te kerkuar shpjegime per ate faull te De Vrij ne fund, por arbitri i ka zgjatur kartonin e kuq.

Me pas, ne tunelin e stadiumit qe te con ne dhomat e zhveshjes, lojtaret e kane pritur me ulerima te forta arbitrin e ndeshjes.

Gjithcka ka vazhduar edhe me Conten, qe nuk eshte permbajtur perseri ndaj arbitrit, qe ne fushen e lojes e kishte akuzuar ate duke i thene “Je gjithmone ti Maresca. Gjithmone ti, si ketu, si te VAR”, pas kartonit te kuq.

Nderkohe, nderkohe qe tonet e larta kane vazhduar per disa minuta dhe gjakrat kane qene shume te nxehura, Maresca ka vazhduar me te tijen dhe i ka thene Contes: “Nuk duhet te qaheni, por te pranoni faktin kur nuk fitoni dot”.

Ne ato momente ka qene shume kaos, dhe nuk eshte kuptuar mire nese ka pasur ndonje lojtar te Interit pervec stafit qe te kete ofenduar arbitrin. Nese eshte keshtu, mund te kete skualifikime.

Me shume do te merret vesh ne raportin qe arbitri do te dorezoje ne Federate pas kesaj ndeshje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.