Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

755 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Karamoh vendos per te ardhmen e tij: ja vendimi qe ka marre ne keto minuta francezi!

E FUNDIT – Karamoh vendos per te ardhmen e tij: ja vendimi qe ka marre ne keto minuta francezi!
Inter Club Staff

Eshte ora 12:30 dhe merkato ka hyre me te vertete ne oret e fundit te saj ne Itali. 

Tek zikalterit nuk priten operacione ne hyrje dhe Luka Mordic eshte nje teme qe i takon te kaluares tashme sepse sic eshte sqaruar, Florentino Perez ka vene veton mbi kete operacion.

E keshtu, nje pjese e mire e drejtuesve te Interit ndodhet ne Hotel Melia i cili eshte dhe Hoteli i Merkatos ne Itali ku po zhvillohen tratativat ne oret e fundit.

Interi po tenton te shese disa lojtare qe nuk bejne pjese ne planet e Spallettit (si puna e Joao Mario, apo te rinj te Primaveres) apo edhe si Yann Karamoh qe Interi do te deshironte ta huazonte tek Parma per te luajtur me shume duke pare mbipopullimin ne sulm.

Por ne keto minuta kemi te reja per kete ceshtje dhe i sjell FcInterNews.it qe referon ato qe ka thene Gianluca Di Marzio vetem pak minuta me pare:

“Pas dite e dite tentativash, Parma mund te thote tashme se e ka braktisur pisten qe te dergon tek Yan Karamoh.”

“Me sa duket, sulmuesi zikalter me kombesi franceze ka vendosur dhe e ka bere me dije vendimin e tij sot per Interin por edhe per drejtuesit e Parmes: do te qendroje ne Milano, tek Interi dhe do te luaje shanset e tij me Spallettin.”

“Objektivi naturisht eshte qe te permiresoje rendimentin e sezonit te kaluar qe e pa te zbriste ne fushe plot 17 here, edhe pse me minutazh te paket ku shenoi edhe njehere ndaj Bolognes nje gol mjaft te bukur ne Meazza.”

Kujtojme qe Karamoh ishte destinuar te qendronte ne skuadren zikalter qe ne fillim te merkatos, por refuzimi qe beri Candreva per Monaco nderroi planet e Interit qe tentoi te huazoje Karamoh.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.