Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,317 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Marotta del perpara mediave dhe sqaron pozicionin e Inzaghit tek Inter: “Eshte folur shume per…”

E FUNDIT – Marotta del perpara mediave dhe sqaron pozicionin e Inzaghit tek Inter: “Eshte folur shume per…”
Inter Club Staff

Nje dite pas Inter-Bayern Munich, Beppe Marotta ka marre fjalen dhe ka folur per Sky Sport duke treguar keshtu edhe gjendjen aktuale te Interit, por duke folur edhe per te ardhmen e Inzaghit.

Keto kane qene fjalet e drejtuesit te larte te Interit:

Cili ka qene humori jot si drejtues? A ka pasur nje perballje me tranjerin?

“Nje realizem i paster, cdo humbje sjell nje analize me te kujdesshme te problematikave. NE perballjet i bejme cdo dite”.

“Eshte puna jone si drejtues qe te perballemi dhe kemi nje staf drejtues teper te bashkuar: gjejme gjithmone gjera pozitive per te ardhmen”.

Ndeshja me Bayern Munich ka treguar nje diference teper te madhe me skuadrat e medha europiane me ato italiane, duke perfshire edhe Interin.

“Eh, dihet tashme. Italia eshte nje linje e dyte ne ranking europian. Premier League eshte nje super fuqi, por edhe Bundesliga dhe La Liga jane perpara”.

“Keto skuadra kane luksin qe te shpenzojne shifra te cmendura per kampione te medhenj. Ne Itali eshte shume me e veshtire.”

“Por dje kemi humbur ndaj nje skuadre me te forte, por duhet te gjejme defektet dhe te mundohemi ti rregullojme ato”.

Momenti negativ eshte i lidhur me nje situate atletike apo emotive?

“Shqetesimi nuk duhet te sjelle frike apo ankth. Por duhet te sjelle nje analize te thelle dhe kurajo per teb ere zgjedhje te rendesishme ashtu si beri dje Inzaghi”.

“Duhet permiresuar niveli individual dhe kolektiv. Te kuptohet se Inter mbetet gjithmone Inter, me nje histori teper te rendesishem nga pas. Duhet te jete gjithmone kompetitive, pertej atyre qe zbresin ne fushe”.

Turnover dje ka qene nje sinjal per grupin?

“Eshte bere me kurajo, ashtu si e thashe edhe pak me pare. Tranjeri eshte njeriu qe menaxhon i pari grupin dhe qe ne kete moment ka nje stres te madh edhe per shkak te shume ndeshjeve qe do te luhen qe tani deri me 13 nentor”.

“Inzaghi ka nje skuader me kualitet dhe duhet ta perdore ne menyren me te mire te mundshme ne varesi te kundershtareve dhe stervitjeve”.

“Une besoj se ai po ben me te miren e mundshme. Edhe pse deri me tani kane ardhur disa humbje ne ndeshjet e fundit”.

A ka Inzaghi besimin e plote te Interit?

“Patjeter qe po. Inzaghi po ben nje pune shume te mire, di te menaxhoje shume mire skuadren dhe e stervit ate shume mire”.

“Ne jemi Inter dhe duhet te themi dicka te rendesishme: duhet me shume motivim dhe perqendrim nga te gjithe”.

“Qe te drejtuesit e deri te stafi teknik dhe tek lojtaret. Duhet te nderojme kete fanelle qe ka nje peshe te vecante”.

“Me vjen keq per tifozet qe kane qene dje ne San Siro sepse duhet ti shpaguajme besimin. Por duhet te besojme deri ne fund dhe sezoni sapo ka filluar”.

Sa mungon Lukaku te ky Inter?

“Futbolli eshte loje kolektive, luhet me 11 lojtare. Prandaj forcat nuk duhet ti mbeshtesim te nje lojtar i vetem”.

“Lukaku eshte nje lojtar i madh gjithesesi. Une mendoj se ata qe e zevendesojne duhet te jene ne lartesine e Interit”.

“Skuadra eshte e perbere nga shume profesioniste. Ne kete moment nuk po na ecen shume, por kam besim se do te japim maksimumin e do te korrim me shume”.

Objektivi mbetet ylli i dyte?

“Inter, kur merr pjese ne nje kompeticion, ka detyren per te luftuar per maksimumin. Ylli i dyte eshte nje enderr qe sipas meje eshte e realizueshme”.

“Duhet te besojme deri ne fund fare. Kemi kundershtare shume te forte, por kjo as nuk duhet te destabilizoje, as nuk duhet te frikesoje”.

“Ne fund do te fitoje skuadram e e mire: nese do te jemi ne, shume mire. nese jo, duhet te bejme detyren tone deri ne fund gjithesesi”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.