Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

664 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Marotta mberrin ne Appiano, gati perballja me Conten? Ekziston frika e madhe se eshte shume afer nje ndarje me Conten!

E FUNDIT – Marotta mberrin ne Appiano, gati perballja me Conten? Ekziston frika e madhe se eshte shume afer nje ndarje me Conten!
Inter Club Staff

Inter eshte ne fushe ne Appiano Gentile per te pergatitur ndeshjen shume te rendesishme te Europa League kunder Getafes.

Por eshte e paevitueshme qe ne mendjen e te gjitheve te mos jene fjalet e Antonio Contes pas ndeshjes me Atalanten.

Gjithesesi, pertej atyre fjaleve, ai vete po tenton te perqendrohet ne fushe dhe te mendoje per ndeshjen e radhes.

Por me sa duket, ne qendren kryesore te Interit, sot mund te ndodhe takimi i shumepritur ku do te perballet Antonio Conte dhe Beppe Marotta (ndoshta ne prezencen edhe te drejtuesve te tjere).

Per kete ka shkruar pak minuta me pare Gazzetta.it, e cila tregon: “Ne qendren sportive Suning ndodhen te gjithe drejtuesit zikalter ne kete moment me Beppe Marotten ne krye.”

“Eshte e mundur qe diten e sotme, ne fund te stervitjes, te kemi nje takim koke me koke me tranjerin dhe drejtuesit pas sulmit teper te forte te Contes ndaj klubit.”

“Palet ne kete moment ndodhen shume te larguara nga njera tjetra dhe ka ndodhur nje krisje teper e madhe. Ne kete moment, ekziston frika e madhe se mos eshte shume afer nje largim i Contes nga Interi.”

“Interi pretendon nga Conte qe te mos vazhdoje me me dalje ne publik si ajo, ndersa tranjeri do te vendose disa kushte per te qendruar tek Interi. Priten te reja ne minutat ne vazhdim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.