Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

656 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Marotta shume afer Interit: zbulohet kontrata e tij me zikalterit! Tani…

E FUNDIT –  Marotta shume afer Interit: zbulohet kontrata e tij me zikalterit! Tani…
Inter Club Staff

Me sa duket kane ardhur oret e nxehta dhe gjithcka po behet realitet tashme. 

Pas tete vitesh sherbimi tek Juventusi, Beppe Marotta nuk eshte me nje drejtues i Juventusit.

Komunikata eshte dhene vetem pak minuta me pare, me saktesisht ne oren 18:00 nga klubi nga Torino ne faqen e tyre zyrtare por nuk ka asgje te re ne te.

E vetmja gje qe eshte lajmeruar sot eshte zyrtarizimi i largimit te tij qe ishte paralajmeruar qe ne 25 tetor kur gjate asamblese se aksionereve, Andrea Agnelli, president i Juventusit kishte shpjeguar arsyet e largimit te tij duke e falenderuar ate.

Fjalet e tij ne ate kohe ishin:

“Kemi vendosur qe te rinovojme lidershipin, per te nderruar gjithcka tani perpara se te jete e nevojshme ta bejme.”

“Por dua te falenderoj dy njerezit qe po ikin: Aldo Mazzia dhe Giuseppe Marotta.”

“Kapaciteti i Marottes dhe kuptimi i tij per futbollin kane qene thelbesore per kete dominim deri me sot.”

Por tashme qe eshte zyrtar largimi i tij nga Juventusi, Marotta po afrohet me shpejtesi drejt Interit.

Per te jane hapur dyert e zikalterve keshtu dhe sipas asaj qe tregon FcInterNews.it ne keto minuta, eshte zbuluar  kontrata e Marottes me Interin dhe ajo do te kete nje kohezgjatje tre vjecare.

Nje epoke e re fillon per Marotten keshtu por kesaj radhe me ngjyrat zikalter dhe me deshiren maksimale per te mundur ato bardhezi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.