Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

945 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Mbyllet marreveshja Nainggolan-Inter, ja kur mund te vije zyrtarizimi!

E FUNDIT – Mbyllet marreveshja Nainggolan-Inter, ja kur mund te vije zyrtarizimi!
Inter Club Staff

Radja Nainggolan tek Interi, Javier Pastore tek Roma: ne keto minuta, te gjitha gjerat e lena pezull duket se jane zgjidhur dhe tratativa e dyfishte mund te quhet e mbyllur tashme. 

Kete thote ne keto minuta FcInterNews.it, e cila shkon edhe me tej.

Sipas tyre, zyrtarizimi i kesaj marreveshje mund te vije qe ne fillim te javes qe vjen dhe do te varet e gjitha nga kerkesa e Romes duke pare se kryeqytetasit jane nje skuader e kuotuar ne Burse.

Sipas asaj qe eshte thene ne oret e kaluara, klubi zikalter ka siguruar mesfushorin Belg per 24 milione euro plus kartonin e Davide Santon dhe Nicolo Zaniolo te vleresuar respektivisht 6 dhe 10 milione euro.

Keto jane lajmet qe mesohen ne keto minuta per sa i perket belgut.

Fakti qe Interi po shtyn shume per te mbyllur kete marreveshje edhe perpara 30 qershorit te ben te mendosh se zikalterit deshirojne te perdorin figuren e Nainggolan per ti dhene nje shtyse akoma me te madhe abonimeve zikalter.

Por nje arsye tjeter eshte edhe fakti qe Ausilio deshiron qe ti dhuroje Spallettit nje skuader te gatshme ne ditet e para te korrikut kur do te filloje edhe stervitja bashke me grumbullimin e pare per Interin.

Duket se jemi shume afer, tashme cdo gje eshte ne vendin e vet: Radja Nainggolan do te jete nje zikalter dhe do te sjelle jo pak entuziazem ne radhet e tifozeve interist te cilet mezi po e presin.

Me ne fund Spalletti do te kete ne dispozicionin e tij nje ‘alien’ ne mesin e fushes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.