Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,101 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Merkato, ore te nxehta: ne seline e Interit ka mberritur Lucci: ai eshte agjenti i…

E FUNDIT – Merkato, ore te nxehta: ne seline e Interit ka mberritur Lucci: ai eshte agjenti i…
Inter Club Staff

Jane ore shume te nxehta keto te fundit ne shtepine Inter. 

Zikalterit kane zyrtarizuar vetem diten e djeshme blerjen me te madhe te veres ne Serie A, ate te Radja Nainggolan por duket se nuk do te ndalen aspak me te.

Pas blerjes deri me tani nga ana e Interit te Lautaro Martinez, Asamoah, Stefan De Vrij dhe te belgut Radja Nainggolan, tashme duket se zikelterit po tentojne te mbyllin edhe disa marreveshje te tjera.

Spallettit i mungojne ende tre lojtare ne tre pozicione: nje mbrojtes i krahut te djathte, nje mesfushor qendror dhe nje sulmues i krahut te djathte.

Sipas te rejave te fundit ne Milano nderkohe, ne seline e Interit ka mberritur agjenti i njohur Lucci.

Ai eshte agjent i disa lojtareve qe jane perfolur shume ne kohet e fundit per nje transferim te mundshem tek zikalterit, por ai eshte edhe agjent i Matias Vecino.

Ja cfare shkruan Fc Inter News ne keto minuta:

“Alessandro Lucci sapo ka hyre ne seline e Interit. Sipas asaj qe thuhet ne keto minuta nga te derguarit tane jashte zyrave te Interit, prokuratori i njohur sportiv (qe nder te tjera eshte edhe agjent i Matias Vecino, Alessandro Florenzi dhe Suso) eshte aty sepse ka nje takim me drejtuesit me te rendesishem zikalter.”

“Ne tavoline pervec tre emrave te cituar me larte, mund te jete edhe lojtari Davide Zappacosta, tjeter lojtar i menaxhuar nga ai, por edhe Suso eshte nje emer i nxehte ne ditet e fundit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.