Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,318 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Merr fund telenovela Icardi? Ja data e vendosur se kur kthehet ne grup ish-kapiteni

E FUNDIT – Merr fund telenovela Icardi? Ja data e vendosur se kur kthehet ne grup ish-kapiteni
Inter Club Staff

Te themi qe pothuajse cdo tifozi zikalter i ka ardhur ne maje te hundes me kete histori, nuk eshte se themi dicka te pavertete. 

Qe prej dites se pare eshte krijuar nje situate jo e kendshme per te gjithe ne shtepine zikalter: tek tranjeri, tek skuadra, tek vete familja e lojtarit por edhe ne ambjentin e tifozerise.

Gjithesesi duket se ne keto minuta ka ardhur nje lajm qe ka gezuar jo pak tifozet e Interit dhe qe te gjithe shpresojne te jete e vertete.

“Neser Icardi rikthehet te stervitet me grupin. Eshte vendosur keshtu data per rikthimin e tij.” – keshtu ka shkruar vetem pak minuta me pare Sport Mediaset ne lajmin e publikuar nga redaksia sportive e Mediaset nepermjet Twitter.

Keshtu, Luciano Spalletti nuk do te kete ne dispozicion 11 lojtaret e grumbulluar me kombetaret, por te gjithe te tjeret do te jene ne fushe per tu stervitur neser sepse sot eshte dita e fundit e pushimeve te dhena nga Spalletti dhe me sa duket, me grupin ne Appiano do te jete edhe ish-kapiteni i Interit qe nuk vrapon me shoket qe prej dates 13 shkurt.

“Me ne fund e gjithe kjo histori po mer fund – lexohet ne lajmin e redaksise se Mediaset -. Mauro Icardi ka mbaruar kuren e tij dhe gjuri i semure duket se eshte ne rregull dhe nga dita e neserme ai rikthehet te stervitet rregullisht me grupin.”

“Ne kete pike, pushimi i kombetareve do i sherbeje Icardit per tu rekuperuar dhe per te gjetur nje gjendje te mire fizike qe te rikthehet sa me shpejt ne fushen e lojes. Mbase te dielen e 31 marsit ai do te jete ne fushe ne sfiden shume delikate ndaj Lazios qe eshte edhe nje rival direkt i Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.