Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

870 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Modric ka takuar Sanchez ne pritje te Perez: ja cfare ka kerkuar kroati nga drejtuesi madrilen

E FUNDIT – Modric ka takuar Sanchez ne pritje te Perez: ja cfare ka kerkuar kroati nga drejtuesi madrilen
Inter Club Staff

Sot eshte dita e madhe per sa i perket te ardhmes se Luka Modric.

Te gjithe jane ne nje mendje se dita e sotme do te jete shume e rendesishme per te ardhmen e Lukes.

Modric sot eshte paraqitur per here te pare ne qendren stervitore te Real Madrid dhe ka zhvilluar stervitjen e pare per sezonin e ri.

Ajo qe ka rene ne sy me se shumti ka qene fakti se Luka Modric ka dale nje ore me vone se sa shoket e skuadres nga qendra stervitore.

Duket se ne ato minuta Luka Modric ka takuar krahun e djathte te Florentino Perez tek Real Madrid, Jose Angel Sanchez.

Perez do te vije me vone ne Madrid sepse fluturimi i tij arrin disa ore me pas se ai i skuadres madrilene qe po kthehen nga Amerika.

Nje kontakt i pare me Modric dhe Realin eshte zhvilluar sot. Pozicionet jane te qarta, lojtari kerkon nje aventure te re dhe kerkon qe presidenti madrilen te respektoje paktin.

Interi per momentin eshte ne faze pritje, por lojtari ka marreveshje pikerisht me zikalterit. Kete gje tregon ne keto minuta Sky Sport.

Por nuk mbaron me kaq, sic mund ta shikoni edhe me lart, gazetari i njohur i AS ka bere nje postim ne Twitter qe eshte goxha i rende per Florentino Perez.

Sipas Manolete, Florentino nuk duhet ti ofroje Modric rritje rroge sepse ai mund te krijoje nje precendent edhe tek lojtaret e tjere. Ja cfare shkruan ai ne postimin e tij ne Twitter:

“Ne rast se Real Madrid do te ofroje rritje rroge per Modric do te kete dicka spektakolare ne Bernabeu. Por ama nje dite me pas do te jete e gjithe skuadra poshte shtepise se Perez per te kerkuar te njejten gje. Florentino do te kete makthe pastaj.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.