Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

825 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Nga Anglia: “Dembele, sapo ka nisur sulmi i Interit: ja oferta e pare per Tottenham.”

E FUNDIT – Nga Anglia: “Dembele, sapo ka nisur sulmi i Interit: ja oferta e pare per Tottenham.”
Inter Club Staff

Jane ore te nxehta edhe keto te diteve te para te korrikut per drejtuesit zikalter. 

Pasi u mbyll me sukses muaji qershor me te gjitha objektivat e arritur (po flasim per Fair Play Financiar dhe objektivin per te kapur 45 milione euro plusvalenca), tashme Interi po mendon per blerjet e radhes.

Sipas asaj qe behet me dije cdo dite ne Itali, Spallettit pervec se nje sulmues krahu te djathte (qe te dije te gjuaje me te majten) dhe nje mbrojtes i krahut te djathte (per te zevendesuar Joao Cancelo), deshiron nje mesfushor te forte fizikisht me patjeter por qe te kete edhe aftesi teknike te mira.

I pari ne kete liste eshte Mousa Dembele, lojtari qe eshte i grumbulluar me Kombetaren e tij ne Rusi 2018 dhe ka luajtur edhe disa ndeshje.

Pikerisht per te, kane ardhur ne keto minuta disa zera te rendesishem nga Mbreteria e Bashkuar e qe flasin per te ardhmen e Dembele.

Mesfushori belg ka kohe ne shenjestren e Interit por Interi me sa duket ka vendosur te nise nje sulm te mirefillte ne kete ore per te.

Sipas asaj qe tregon ne faqet e saj Daily Express, klubi zikalter po mendon qe te thyeje rezistencen e Tottenham qe e vlereson lojtarin plot 26 milione sterlina (30 milione euro), pavarsisht se eshte ne vitin e tij te fundit ne Londer (ka kontraten ne skadence.

Daily Express tregon se Interi ka bere oferten e pare per lojtarin: 10 milione sterlina (11,3 milione euro) plus nje lojtar ne kembim, emri i te cilit nuk behet ende me dije.

Priten te reja ne oret ne vazhdim me Dembele qe nga mesfushoret e qendres ne merkato, eshte i preferuari i Ausilios dhe i Spallettit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.