Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

858 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA ANGLIA – Inter nuk dorezohet nga Kante: “Ja super oferta qe Marotta i ka bere Chelsea.”

E FUNDIT NGA ANGLIA – Inter nuk dorezohet nga Kante: “Ja super oferta qe Marotta i ka bere Chelsea.”
Inter Club Staff

Pavarsisht se Piero Ausilio doli dje publikisht dhe tha se Interi nuk e ka si objektiv N’Golo Kante, ne Angli mendojne ndryshe.

Sipas tyre, Antonio Conte e tha edhe dje ne interviste (me fjalet se deshiron edhe sasi ne mesfushe, jo vetem cilesi) se deshiron francezin ne Itali.

Per kete ka folur edhe sajti i njohur i lajmeve “90 min”, e cila tregon se zikalterit kane bere gati per Chelsean dy super oferta.

“Interi me ne krye Antonio Conten dhe Beppe Marotten po tenton gjithcka qe te arrije tek N’Golo Kante, qe konsiderohet si pjesa e fundit e puzzle te skuadres se Contes.”

“Ata kane bere gati dy super oferta per Chelsean: tek njera kane ofruar kartonin e Milan Skriniar dhe te tjetra kartonin e Marcelo Brozovic. ”

“Por nje ide e fundit eshte edhe qe te ofrohet kartoni i te dy lojtareve ne kembim te Kante, edhe pse kjo eshte pak me e veshtire te ndodhe.”

“Kjo vetem e vetem per te arritur te 29 vjecari francez qe eshte edhe nje kampion bote. Blues jane te gatshem ta sakrifikojne nderkohe Kante per te ulur edhe shpenzimet e bera.”

“Per te dy keta lojtare qe ka ofruar Interi, Chelsea eshte e interesuar, prandaj ata edhe po mendohen. Ne te kaluaren, Chelsea ka kerkuar informacione per ta.”

“Priten te reja ne ditet ne vazhdim edhe per faktin se merkato mbyllet shume shpejt: palet nuk jane ulur ende per ta diskutuar kete shkembim, por mund ta bejne kete gje shume shpejt.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.