Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

718 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA ARGJENTINA – “Inter gati super goditja ne te majte: kontakte direkte me Zanettin. Ai eshte…”

E FUNDIT NGA ARGJENTINA – “Inter gati super goditja ne te majte: kontakte direkte me Zanettin. Ai eshte…”
Inter Club Staff

Me sa duket ne Argjentine kane nje ide komplet tjeter per sa i perket krahut te majte te mbrojtjes tek Interi.

Ne kete krah pritet qe Interi te kete dy largime: i pari eshte Ashley Young, qe i ka perfunduar kontrata ndersa i dyti eshte Aleksander Kolarov, edhe ky ne skadence.

Por sipas asaj qe shkruhet ne keto minuta ne shtypin Argjentinas, emri i Nicolas Tagliafico eshte nje emer shume i nxehte per Interin.

Sipas tyre, Interi eshte shume afer blerjes se tij dhe ka filluar edhe kontaktet e para me vete lojtarin (nepermjet nje personi te rendesishem te klubit).

Kete gje e zbulon TyC Sports, e cila shkruan: “Mbrojtesi i majte i Ajax shpesh here eshte kerkuar nga Interi keto kohe.”

“Ai duket se ka pasur kohet e fundit edhe kontakte te konfirmuara me zevendes presidentin e Interit, Javier Zanetti.”

“Ky i fundit eshte cilesuar nga Tagliafico si idhulli i femijerise dhe prandaj mendohet se Zanetti ka zbritur ne fushe vete per ta siguruar lojtarin.”

“Ne keto dite priten kontakte edhe me Ajax”, e mbyll shkrimin e saj TyC Sports. Nje emer totalisht i ri nga ana e tyre nderkohe qe ne Itali per krahun e majte te Interit eshte folur me shume per Emerson Palmieri dhe deri diku edhe per Kostic nga Bundesliga.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.