E FUNDIT NGA CDS – Inter, mungese e rendesishme sot ndaj Villareal? “Ka pasur nje demtim ne kofshe per…”
Vetem shtate dite larg nga fillimi i kampionatit kunder Lecces duket se ka filluar te bjere nje kembane alarmi ne shtepine Inter.
Diten e djeshme ne mengjes, Marcelo Brozovic ka ndjere nje problem muskulor ne pulpe dhe nuk do te jete sot ne fushen e lojes.
Per kete gje flet Corriere dello Sport e cila tregon me pas edhe problemin qe ka pesuar lojtari kroat qe per Interin eshte thelbesor.
“Diten e sotme, numri 77 i Interit nuk eshte nisur aspak me zikalterit nga Malpensa ne drejtim te Pescares per te luajtur me Villareal”.
“Nje mekat i madh, sepse kjo ishte ndeshja e fundit miqesore dhe ishte prova e fundit gjenerale para se sezoni te filloje”.
“Inzaghi do te donte te hidhte ne fushe formacionin me te mire, por nuk do e beje kete gje nderkohe qe sot rikthehte edhe Skriniar”.
“Problemi i Brozovic gjithesesi nuk krijon ndonje alarm sepse sipas asaj qe thuhet, shqetesimi i tij eshte shume i vogel”.
“Stafi mjekesor nuk deshiron te rrezikoje dhe prandaj e ka lene ne shtepi Marcelon per te shpetuar ne prag te ndeshjes me Leccen”.