Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

393 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA CORRIERE – “Inter humbet edhe dy lojtare te tjere ndaj Atalantes: terheqje muskulare per…”

E FUNDIT NGA CORRIERE – “Inter humbet edhe dy lojtare te tjere ndaj Atalantes: terheqje muskulare per…”
Inter Club Staff

Conte ka rekuperuar Lukaku (per ne pankine), por ka humbur shume lojtare te tjere per ndeshjen e sotme.

Keshtu shpjegohet nervozizmi i treguar nga tekniku zikalter diten e djeshme ne konferencen per shtyp.

Corriere dello Sport nderkohe, tregon lajmet e fundit nga kampi zikalter: “Sensi ka qene jashte, por tashme i eshte bashkuar edhe Padelli qe ka dale pozitiv me Covid19.”

“Nderkohe, Kolarov eshte i fundit qe i bashkohet listes, sepse ka pesuar nje demtim muskular dhe nuk do te jete sot. Por nuk mbaron me kaq.”

“Edhe Andrea Ranocchia do te mungoje sepse eshte me dhimbje fyti, dhe nuk ja ka dale dot qe te jete ne skuader.”

“Ketyre i bashkohen edhe Gagliardini dhe Radu, te cilet kane pasur nje tampon te dyshimte diten e djeshme.”

“Per keta te dy gjithesesi duhet pritur edhe pak. Tamponi i tyre ka pasur nje pergjigje te dyshimte, pra nje pozitivitet minimal.”

“E cuditshmja eshte se behet fjale per dy lojtare qe kane qene te infektuar deri pak dte me pare dhe se ishin sheruar plotesisht duke pasur edhe disa tampone rresht negative.”

“Por cfare ka ndodhur? Mund te ndodhe qe ndonje copez e virusit te qendroje ende ne organizem dhe te kapet nga ndonje tampon me i thelle se normalisht.”

“Per te qene te sigurt, ata te dy jane izoluar menjehere ne Pinetina, po ashtu si e gjithe skuadra qe ka bere nje xhiro te dyte tamponash e qe pergjigjen do e marre sot.”

“Gjithcka te ben te besosh se do te jete negative, edhe pse me vonese, ata do te bashkohen me pas me skuadren.”

“Nese jo, atehere alternativa e Handanovic do te jete 18 vjecari Stankovic. E veshtire nderkohe qe te mendohet Gagliardini titullar, edhe pse ishte nje mendim fillestar i Contes.”

Alarmi i ndezur ne shtepine e Interit ne kete moment eshte fiziologjik: eshte frika qe te kemi nje grup tjeter lojtaresh pozitiv po ashtu si ndodhi ne tetor.

“Dhimbja e fytit te Ranocchias per shembull nuk eshte shoqeruar me pozitivitet, por nuk mund te perjashohet qe eshte thjesht ceshtje kohe qe te shfaqet.”

“Sot do te pritet me shume ankth pergjigja e dyte e tamponave te skuadres”, shpjegon Corriere dello Sport.

Kjo edhe sepse e gjithe skuadra ndodhet ne nje izolim total ne Appiano. Por pas ndeshjes se sotme, askush nuk do i ndaloje lojtaret te udhetojne drejt kombetareve respektive.

Nje element tjeter destabilizues per ambjentin zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.