Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

239 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA CORRIERE – Zbulohen dy arsyet pse Curva Nord nuk do jete per Juve-Inter: “E para ka te beje me…”

E FUNDIT NGA CORRIERE – Zbulohen dy arsyet pse Curva Nord nuk do jete per Juve-Inter: “E para ka te beje me…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme, Curva Nord me nje komunikate zyrtare ka habitur shumicen e opinionit publik me vendimin e tyre.

Grupimi ultras i Interit lajmeroi se kishte marre vendimin per te mos udhetuar drejt Torinos per te mbeshtetur Interin gjate Juventus-Inter.

Per kete flet sot edhe Corriere dello Sport, e cila tregon edhe dy arsyet qe fshihen pas asaj komunikate te djeshme.

“Protesta e Curva Nord zikalter diten e djeshme ka treguar se ata do te mungojne ne transferten e rendesishme te Torinos.”

“Ne ate komunikate, ata nuk kane treguar asnje motiv duke thene se fakti qe ky vendim eshte marre, duhet te mjaftoje.”

“Por duket se arsyet jane dy qe kane cuar Curva Nord per te marre kete vendim drastik ne forme proteste.”

“E para ka te beje me cmimin e biletave: Juventusi ka vendosur ti shese biletat ne sektorin mik me 55 euro copa, qe per Curva Nord eshte shume.”

“Nderkohe, e dyta ka te beje me faktin se per te marre nje bilete ne sektorin e Interit, duhet te regjistrohesh me pare ne websiten e Juventusit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.