Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

367 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA FCIN – “Agjenti i Brozovic eshte shume i shqetesuar. Ai nuk esht aspak dakord me…”

E FUNDIT NGA FCIN – “Agjenti i Brozovic eshte shume i shqetesuar. Ai nuk esht aspak dakord me…”
Inter Club Staff

Ne mesin e nentorit, pra javen e ardhshme, ne Milano do te ndodhe takimi i shume pritur ndermjet Ivan Brozovic, babait agjent te Marcelos, bashke me nje avokate te besuar te tij dhe Interit.

Ne kete takim do te vihen pikat mbi ‘i’ dhe do te kuptohen me mire qellimet e lojtarit kroat per te vazhduar ose jo ne Milano.

Takimi qe fillimisht ishte parashikuar te ndodhte ne muajin tetor ka deshtuar sepse perfaqesuesit e Brozovic nuk ja kane dale te jene prezent per disa arsye personale.

Gjithesesi, Beppe Marotta dhe Piero Ausilio kane shpresa te medha per takimin qe do te zhvillohet ndermjet tyre pas disa ditesh.

Marcelo ne kete moment, pavarsisht interesit edhe te klubeve si Paris Saint-Germain dhe Tottenham, deshiron te qendroje ne Milano dhe vullneti i tij eshte ky.

Ai edhe ne menyre private vazhdon ti dergoje sinjale qendrimi klubit te Interit qe ne fund te dites, jane sinjale pozivie.

Por ne kete moment ka pak diference ndermjet ofertes se Interit dhe kerkeses per page qe ka lojtari kroat.

Rreth nje milione e gjysem ndan Interin dhe Brozovic ne kete moment por nese palet do te duan te arrijne nje marreveshje, kjo mund te behet.

Gjithesesi, sipas lajmeve te fundit, perfaqesuesi ligjor i Brozovic ka treguar irritimin dhe shqetesimin e tij per zerat qe kane dale kohet e fundit.

Ata i kane cilesuar si lajme dashakeqe ato qe kane folur per kerkesa te medha te Brozovic per page apo per rroge te njejte me Lautaron apo te tjere lojtare.

Prej kohesh Brozovic ka idete e tij per kontraten e re dhe sipas tyre, nuk varet aspak nga lojtare te tjere.

Prej shume kohesh ne fakt Brozovic ka lene agjentin e tij historik Miroslav Bicanic, duke i besuar karrieren e tij nje agjenti te ri.

Interi eshte lajmeruar per kete prej kohesh dhe sipas tyre, kontaktet me Interin kane qene te vazhdueshme per rinovimin. Prandaj atyre nuk i kane pelqyer aspak zerat e fundit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.