Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

457 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA FCIN – “As Brozo e as Lautaro: atehere kur nuk pritej, vjen rinovimi i kontrates per…”

E FUNDIT NGA FCIN – “As Brozo e as Lautaro: atehere kur nuk pritej, vjen rinovimi i kontrates per…”
Inter Club Staff

Me te vertete qe gjithcka ka ndodhur shume shpejt per te dhe paraqitjet e mira ne fushen e lojes kane bere qe ai te jete shpesh here ne fushe edhe si titullar.

Per Simone Inzaghin, perpara ose pas nuk ka rendesi, e rendesishme eshte qe ai te jete gjithmone ne fushen e lojes.

“Po flasim per Federico Dimarco i cili ka marre nje vend te rendesishem ne skemat e tranjerit te ri te Interit (prej tre muajsh ne krye te zikalterve).”

“Lojtari ka arritur deri aty sa me paraqitjet e tij ka merituar edhe nje grumbullim me kombetaren e pare te Roberto Mancinit.”

“Edhe diten e djeshme ndaj Sheriff, e majta e tij ka qene me shume se nje here problem per mbrojtjet kundershtare.”

“Me kontraten ne skadence ne 2023, natyrisht qe ka pasur shume pasiguri per sa i perket te ardhmes deri me sot por keto pasiguri pritet te marrin fund njehere e mire.”

“Sot per sot, Dimarco fiton vetem nje milione euro. Kjo shifer nuk eshte ne linje as me statusin e lojtarit, por as me rritjen e tij.”

“Prandaj, Inter po mendon qe te ofroje nje rroge te re me rreth 1,5 milione euro ku me bonuse te arrihet te 2 milione euro.”

“Mbetet per tu vendosur nese ky rinovim do te jete deri ne 2025 apo deri ne 2026, por tashme qe ai do te rinovoje eshte dicka e sigurt.”

“Ky eshte lajmi qe vjen nga Appiano dhe tashme nuk ka asnje dyshim: as Brozo dhe as Lautaro, por rinovimi i pare ne shtepine zikalter mund te jete pikerisht Federico Dimarco.”

“Totalisht i merituar ne fushen e lojes per gezimin e Inzaghit qe e shikon ate si nje njeri te rendesishem te se tashmes por edhe te se ardhmes.”

“Nderkohe, lojtari nga ana e tij nuk ka pasur kurre dyshim per te ardhmen e tij sepse eshte nje interist qe ne vogeli.”

“Ai qe prej moshes pese vjecare ndodhet tek Interi ku i ka kaluar te gjitha moshat per te arritur deri tek ekipi i pare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.