Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,304 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA ITALIA – “Bemer tek Inter, ja tek jemi: sapo ka mberritur ne keto momente nga Brazili edhe…”

E FUNDIT NGA ITALIA – “Bemer tek Inter, ja tek jemi: sapo ka mberritur ne keto momente nga Brazili edhe…”
Inter Club Staff

Gleison Bremer po ecen me hapa gjigand drejt Interit: kesaj radhe jemi me te vertete afer, sepse te reja te rendesishme kane ardhur ne keto caste.

Eshte FcInterNews.it e cila ka treguar se braziliani eshte afruar shume me Interin dhe ne oret e ardhshme mund te ndodhe nje takim teper vendimtar.

“Gjithcka ka te beje me nje takim qe do te behet ndermjet Interit dhe agjentit te lojtarit qe sapo ka mberritur ne Itali”.

“Njeri prej prokuratoreve me te famshem brazilian qe gezon edhe te drejtat e lojtarit sapo ka mberritur kete pasdite ne Malpensa”.

“Marotta ka qene teper i qete deri me tani bashke me Ausilion sepse kane pasur nje pakt me lojtarin qe ka mbajtur shume fort”.

“Cairo ka kerkuar shume per brazilianin por Inter nuk ka rene ne asnje moment pre e provokimeve te Torinos”.

“Nderkohe, qe prej janarit asgje nuk ka ndryshuar ne mendjen lojtarit: Bremer do vetem Interin dhe si profesionist ka vendosur te respektoje Torinon, por me kushtin qe te lejohet kete vere te largohet”.

“Tani qe prokuratori i tij eshte ne Itali eshte momenti qe te respektohet edhe kjo marreveshje dhe Bremer eshte akoma edhe me prane Interit”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.