Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 10, 2022

Scroll to top

Top

731 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT nga Manchester – Ja cfare po ndodh ne tratativen United-Inter. Marotta optimist, do te jete nje huazim me pagese!

E FUNDIT nga Manchester – Ja cfare po ndodh ne tratativen United-Inter. Marotta optimist, do te jete nje huazim me pagese!
Inter Club Staff

Po punohet me ritme shume te shpejta per Alexis Sanchez nga ana e drejtuesve zikalter. 

Interi deshiron qe ta mbylle sa me shpejt kete tratative per ta vene lojtarin ne dispozicion te Antonio Contes i cili do te kishte keshtu me ne fund repartin e sulmit te kompletuar nese kiliani do te vinte.

Pas kontakteve te djeshme keshtu, edhe sot qe heret ne mengjes kane vazhduar kontaktet ndermjet Manchester United dhe Interit per Alexis Sanchez, lojtar qe ka mbetur shume i lidhur me Romelu Lukaku edhe pas largimit te ketij te fundit ne Milano por mbi te gjitha, ai deshiron te punoje me Conten.

Ne keto momente qe po flasim, po flitet per menyren e pageses dhe Interi do te tentoje qe ta mbylle sa me shpejt.

Tashme sipas lajmeve te fundit nga mediat angleze, jemi tek detajet: formula eshte e vendosur dhe do te jete nje huazim me te drejte blerjee. Pagesa e huazimit mund te jete diku tek 2 deri ne 5 milione euro.

Regjia zikalter ne kete tratative drejtohet nga Beppe Marotta qe ka qene ne zyrat e klubit deri ne oret e para te mengjesit dhe me pas eshte rikthyer menjehere ne zyre qe ne oren tete edhe pse sot eshte e diele. Bashke me te po punon edhe Ausilio.

Beppe Marotta eshte shprehur mjaft optimist per kete tratative sepse lojtari ka nje deshire te pamase edhe vete per te ardhur ne Milano. Ai kete sezon eshte kerkuar ne Serie A edhe nga Roma dhe Milani, por i ka refuzuar te dyja skuadrat sepse nuk shihen si te duhura per ambicjet e tij.

Tashme jemi ne vrapin final. Pas Romelu Lukaku tek Interi mund te vije edhe Alexis Sanchez nga Manchester United.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.