Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

37 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA SKY – Genoa-Inter, ja te rejat e fundit nga formacioni: me shume mundesi do te luaje perseri nga minuta e pare Christian Eriksen!

E FUNDIT NGA SKY – Genoa-Inter, ja te rejat e fundit nga formacioni: me shume mundesi do te luaje perseri nga minuta e pare Christian Eriksen!
Inter Club Staff

Pas lajmit te mire diten e djeshme se Achraf Hakimi ka qene nje fallco pozitiv, tek Interi ka pasur jo pak lumturi.

Por pritet qe lojtari maroken te mos luaje dot as diten e sotme ose te pakten jo qe nga fillimi i lojes duke pare edhe mungesen e tij ne stervitje keto dite.

Keshtu, Sky Sport ka parashikuar formacionin e Interit ndaj Genoas qe mund te hedhe Conte nga minuta e pare e qe eshte nje formacion i vendosur tashme.

Ne krahet e Interit, pritet te luajne te njejtet lojtare qe luajten ndaj Borussia Monchenglabach ne Champions League.

Pra, ne te djathte Matteo Darmian dhe ne te majte, Ivan Perisic, ndersa ne qender Barella pritet perseri nga minuta e pare.

Nderkohe, pritet te kete nje rikthim te rendesishem ne mbrojtje, me Alessandro Bastonin qe do te marre nga minuta e pare vendin e Kolarov.

Por ne qender do te pushoje Stefan De Vrij dhe ne vend te tij nga minuta e pare do te luaje Andrea Ranocchia, nje lojtar qe ka qene afer Genoas per dite me radhe ne vere.

Po trekuartist? Shanset qe Eriksen te luaje perseri nga minuta e pare jane shume te larta dhe ai pritet ta nise nga minuta e pare edhe sot.

Nderkohe, sipas Sky Sport, formacioni i mundshem i Interit pritet te jete ky:

PROBABILE INTER (3-4-1-2): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Vidal, Perisic; Eriksen; Lukaku, Lautaro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.