Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 28, 2020

Scroll to top

Top

840 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA SKY – Icardi perfundon tek Roma ne operacionin Dzeko? Ja detajet. Ish-kapiteni ka pranuar destiancionin!

E FUNDIT NGA SKY – Icardi perfundon tek Roma ne operacionin Dzeko? Ja detajet. Ish-kapiteni ka pranuar destiancionin!
Inter Club Staff

Transferimi i mundshem i Romelu Lukaku tek Juventusi mund ti mbylle dyert e Torinos perfundimisht Mauro Icardit qe ka shpresuar deri ne momentin e fundit per nje transferim tek Juventusi.

Keshtu, ai do te detyrohej qe te pranonte destinacionet e tjera te cilat per hir te vertetes deri me tani nuk kane qene shume.

Nder keto, sipas redaksise se Sky Sport, duket se eshte edhe Roma qe ne oret e fundit ka tentuar qe te afrohet me Icardin dhe ky i fundit ka dhene dakordesine e tij edhe per kete destinacion.

Eshte e mundur qe e gjitha mund te rretullohet rreth operacionit Edin Dzeko i cili kerkohet nga Antonio Conte dhe ku po punohet qe te bindet Roma per te pranuar oferten e Interit.

Deri me tani ka dakordesi me Edin Dezko per rrogen e tij tek zikalterit por vlera e kartonit te tij sipas Romes eshte disa milione me e larte se sa oferta e Interit.

Gjithesesi, klubi zikalter deshiron qe nga shitja e Icardit te perfitoje parate per blerjen e sulmuesit tjeter (Romelu Lukaku) por duket se ai nuk eshte me i vetmi emer ne listen e Marottes pas hedhjes ne sulm te Juventusit per belgun e ku keta te fundit kane ofruar ne kembim Paolo Dybala.

Nderkohe qe Marotta po mendon per nje plan B per Lukaku, Icardi duket se eshte bindur per destinacionin Roma por tani mbetet per tu pare nese Interi do te jete dakort me vleresimin e kryeqytetasve per kartonin e Icardit.

Mendohet se oferta e pare mund te jete 35-40 milione cash plus Edin Dzeko i cili vleresohet nga Roma diku tek 20 milione eurot. A do te jene mjaftueshem? Dhe mbi te gjitha, a vleresohet edhe nga Interi kartoni i Dzekos 20 milione euro?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.