Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

389 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA SKY – “Inter, ja kush do te ishte formacioni anti-Milan nese ndeshja do te luhej sot.”

E FUNDIT NGA SKY – “Inter, ja kush do te ishte formacioni anti-Milan nese ndeshja do te luhej sot.”
Inter Club Staff

Me sa duket, edhe pse sot ka Champions League dhe neser Europa League, te gjithe po mendojne per derbin.

Eshte pikerisht Inter-Milan ngjarja e javes ne Itali dhe ne mediat sportive flitet me se shumti per kete eveniment.

Pak minuta me pare, Sky Sport ka treguar te rejat e fundit ne lidhje me kete ndeshje duke folur edhe per formacionin zikalter.

Sipas atyre, ne kete moment Antonio Conte po mendon cdo zgjedhje me detaje dhe sot per sot, ai ka 10 nga 11 titullare te sigurt.

“Kush jane titullaret e Interit? Nese shohim skuadren me radhe, mund te themi pa problem se Conte ka 10 titullare gati dhe nje dyshim te madh.”

“Dyshimi eshte natyrisht ai qe ka te beje me Eriksen dhe Vidal, duke qene se Conte do e vleresoje gjithcka neser dhe pasneser.”

“Kjo sepse Vidal vjen nga nje demtim, dhe nuk dihet ende nese ai eshte ne formen e tij me te mire te mundshme.”

“Nese do te jete keshtu, Eriksen do te jete titullari. Nderkohe, ne krahun e majte mendohet se do te luaje perseri Perisic.”

“Ky eshte edhe formacioni i mundshem: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Perisic, Lukaku dhe Lautaro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.