Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,599 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA SKY – Inzaghi i habit te gjithe me formacionin anti-Roma? “Jo Asllani por ne vend te Brozos do jete…”

E FUNDIT NGA SKY – Inzaghi i habit te gjithe me formacionin anti-Roma? “Jo Asllani por ne vend te Brozos do jete…”
Inter Club Staff

Tashme ndeshja ndaj Romes eshte me afer se kurre dhe Inzaghi ka filluar pergatitjet e fundit ne lidhje me formacionin.

Normalisht, lajmi qe ka tronditur me se shumti kampin e Interit eshte ai i demtimit te Marcelo Brozovic dhe mungesa e tij per disa jave.

Nderkohe, ne formacionin anti-Roma do te kemi goxha surpriza nga minuta e pare nese zerat e Sky Sport do te konfirmohen.

Si fillim, ne mbrojtje pritet te luaje prape Acerbi, duke lene dhe njehere tjeter ne stol hollandezin Stefan De Vrij.

Por habia me e madhe eshte ne mesfushe, me Gagliardinin qe do te zevendesoje keshtu Brozovic dhe Asllanin nga pankina.

Sipas Sky Sport, kjo eshte hipoteza me e mundur sot per sot dhe shqiptari ende nuk e ka bindur Inzaghin per ta zgjedhur para Gagliardinit.

Por mbi te gjitha, Gagliardini i duket me me shume eksperience tranjerit dhe nuk deshiron te vere Asllanin para pergjegjesise se madhe qe nje ndeshje e tille mbart.

Nderkohe, ne vend te Calhanoglu pritet te luaje Mkhytarian. Ne krah Dumfries dhe Dimarco qe me Italine ka shkelqyer.

Ne sulm Lukaku do e nise nga pankina nese nuk do te jete mire: ne kete rast, gati Dzeko dhe Lautaro Martinez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.