Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

455 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT nga Sky – Lajme shume te keqija per Interin: ja zhvillimet e fundit per Mertens!

E FUNDIT nga Sky – Lajme shume te keqija per Interin: ja zhvillimet e fundit per Mertens!
Inter Club Staff

Gjate pasdites kishin dale disa zera por me sa duket cdo gje ka qene e vertete per ate qe u perfol.

Dries Mertens me te gjitha gjasat do te qendroje ten Napoli dhe konfirmimi ka ardhur edhe nga Sky Sport Italia.

Belgu keshtu me sa duket ka zgjedhur te vazhdoje te veshe bluzen e kaltert dhe ta mbylle karrieren e tij poshte hijes se Vezuvit.

Ja cfare ka shkruar Sky Sport per kete ceshtje: “Aurelio De Laurentiis ka rritur oferten e tij per rinovimin e kontrates se tij.”

“Duke folur per shifra, oferta ekonomike qe ka bere Napoli eshte identike me oferten e majme qe i kishte bere Interit lojtarit qe parashikonte 2 vite kontrate dhe 4 milione euro bonuse si dhe 2.5 milione menjehere ne momentin e firmes.”

“Ka qene shume i rendesishem roli i Gattusos ne kete histori qe ka shtyre shume qe Napoli dhe lojtari te gjejne gjuhen e perbashket.”

“Tranjeri i Napolit e shikon belgun si thelbesor per projektin e tij. Nderkohe, klubi i ka siguruar lojtarit se ka gati edhe nje te ardhme per te si ish-futbollist ne nivele drejtuese pasi te mbaroje kontrata e re.”

“Keshtu, Interi beri maksimumin e saj por ne fund Mertens zgjodhi me zemer te qendroje te skuadra ku ka 7 sezone qe luan.”

“Nje zgjedhje kjo e kuptueshme per nje lojtar te vertete qe dashuron popullin e tij.”

Interi humbet objektivin e dyte ne sulm ne vetem pak jave: pas Giroud, tashme edhe Mertens venitet. Gjithmone nese nuk ndodh dicka qe situata te permbyset por ne kete moment eshte e pamundur.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.