E FUNDIT NGA SKY – Rast i paprecedent ne Serie A: “Gjithcka e vertete. Ndeshja Bologna-Inter po shkon drejt…”
Me sa duket, sipas Sky Sport, gjithcka cfare ka shkruar La Gazzetta dello Sport diten e sotme eshte e vertete.
Behet fjale per dokumentin qe klubi i Bolognes ka derguar ne Ligen e Serie A nje dite perpara ndeshjes me Interin.
Ja cfare shkruan Sky Sport: “Bologna-Inter, me sa duket behet fjale per nje rast te paprecedente ne historine e Serie A ne Itali.”
“Eshte hera e pare qe nje skuader dergon nje dokument zyrtar ne Lige dhe me pas nuk paraqitet per te luajtur.”
“Rregullorja e parashikon qarte qe te prezantosh ne Lige nje dokument zyrtar me te gjitha te dhenat e lojtareve dhe skuadres per ndeshjen specifike dhe me pas te mos prezantoshesh te ben ta humbesh ndeshjen direkt 0-3 ne tavoline.”
“Pra, problemi me i madh i Bolognes per te kerkuar mos humbjen ne tavoline eshte pikerisht ky dokument.”
“Pa kete dokument, ata mund te kapeshin te precedenti i Juventus-Napoli disa muaj me pare kur Napoli fitoi apelin qe ndeshja te luhej dhe rezultati 0-3 ne tavoline te anullohej.”
“Me te vertete nje rast unik ky ne Serie A. Tashme edhe per Gjykaten Sportive eshte nje teme shume delikate.”