
E FUNDIT NGA SKY SPORT: “Ja formacioni qe ka zgjedhur Conte: Bastoni dhe Brozo do zevendesohen nga…”
Me sa duket dyshimet e fundit jane zhdukur per tranjerin Conte per sa i perket ndeshjes Inter-Sassuolo.
Kjo ndeshje do te luhet vetem pas pak minutash, ne oren 18:45 ne San Siro, por duket se tekniku zikalter tashme e ka vendosur formacionin titullar per kete ndeshje.
Edhe dyshimet e fundit ne lidhje me mbrojtjen dhe me sulmin jane zhdukur tashme, dhe tekniku i ka idete e qarta.
Keshtu, ne vend te Marcelo Brozovic dhe Alessandro Bastoni, sipas asaj qe tregon ne keto caste Sky Sport, do te luaje Roberto Gagliardini dhe Matteo Darmian.
Nderkohe, po sipas Sky Sport, ne qender te mbrojtjes do te rikthehet i rekuperuari nga Covid19, Stefan De Vrij.
Perkrah tij do te luaje nga e djathta Milan Skriniar ndersa nga e majta, supriza qe quhet Matteo Darmian.
Ne mesfushe gjithashtu Roberto Gagliardini ja ka dale te ruaje avantazhin per te qene titullar perpara Stefano Sensit.
Ne sulm asnje ndryshim: Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez te paprekshem: jane ata titullaret edhe per sot.
Nderkohe, ky pritet te jete formacioni i Interit diten e sotme sipas Sky Sport: (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Darmian; Hakimi, Gagliardini, Barella, Eriksen, Young; Lukaku, Lautaro Martinez.