Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

564 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT nga Sky – “Thesari nga Icardi: ja dy lojtaret qe Marotta deshiron te bleje me ato 50 milione euro.”

E FUNDIT nga Sky – “Thesari nga Icardi: ja dy lojtaret qe Marotta deshiron te bleje me ato 50 milione euro.”
Inter Club Staff

Kjo e sotshmja ka qene dita e zyrtarizimit te Mauro Icardit tek Paris Saint Germain per 50 milione euro plus 8 milione bonuse.

Nje shifer kjo me e ulet se 70 milione eurot e rena dakort ne vere me PSG, por Interi e pranoi oferten dhe i mirekuptoi argumentat e Leonardos.

Por tashme, pasi eshte mbyllur ky operacion shume i rendesishem per te ardhmen e merkatos zikalter, Marotta dhe Ausilio i kane hedhur syte nga blerjet.

Sipas asaj qe shpjegon Gianluca di Marzio, Interi do te tentoje ti shpenzoje keto 50 milione euro per dy lojtare te rinj dhe shume te talentuar qe luajne ne Serie A.

“Interi po mendon ti shpenzoje ato para te perfituara nga Mauro Icardi per te blere Sandro Tonali nga Brescia dhe Marash Kumbulla nga Verona.”

“Kjo eshte ideja fikse qe Marotta dhe Ausilio ka ne kete moment per Interin e se ardhmes dhe parate e Icardit do i ndihmojne ata ne kete merkato.”

“Nderkohe, per sa i perket sulmit mbetet per te pare si do evoloje intriga me emrin e Lautaro Martinez: Interi ka dashur ti perserise Barcelones nepermjet drejtorit sportiv Ausilio se cmimi eshte ai: 111 milione eurot e klauzoles.”

“Por te gjithe te jene te sigurt se Interi nuk e shet kurre Lautaron per me pak para nga klauzola nese Interi nuk gjen me pare nje zevendesues te denje per argjentinasin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.