Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

398 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA SPANJA – “Inter futet ne gare per mesfushorin e Real Madrid? Marotta po tenton te arrije tek…”

E FUNDIT NGA SPANJA – “Inter futet ne gare per mesfushorin e Real Madrid? Marotta po tenton te arrije tek…”
Inter Club Staff

Me sa duket Interi nuk harron kurre te shohe edhe ne shtepine e Real Madrid per ndonje goditje te mundshme.

Inter gjithmone ka peshkuar te Real Madrid me kalimin e viteve lojtare shume te mire dhe te talentuar dhe kete gje me sa duket deshiron te beje edhe Marotta.

Sipas disa lajmeve te fundit qe vine nga Spanja, Dani Ceballos eshte emri i fundit qe mund te perfundoje tek Interi.

Ai eshte nje nga lojtaret qe Real Madrid mund te lere te lire ne janar dhe Carlo Ancelotti duket se eshte dakord per largimin e tij.

SAPPORO, JAPAN - JULY 22: Dani Ceballos #10 of Team Spain controls the ball during the Men's First Round Group C match between Egypt and Spain during the Tokyo 2020 Olympic Games at Sapporo Dome on July 22, 2021 in Sapporo, Hokkaido, Japan. (Photo by Masashi Hara/Getty Images)

Ceballos te Real eshte bllokuar totalisht nga  Eduardo Camavinga, Toni Kroos dhe Luka Modric me Real Madrid qe eshte gati te pranoje edhe oferta per te.

Deri me tani nuk kane ardhur, por Interi ka kerkuar informacionet e para per te dhe gjithcka mund te behet me nje huazim me te drejte blerje.

Kjo edhe per faktin se lojtari vjen nga nje demtim i gjate dhe i rende i pesuar gjate Olimpiades ne Tokyo gjate veres.

Nderkohe, sipas asaj qe thote El Nacional, skuadra qe ka kerkuar me shume info per te eshte pikerisht Interi.

Simone Inzaghi, gjithmone sipas tyre, duke pare pamundesine e arritje te i preferuari i tij Luis Alberto, shikon te Ceballos nje mundesi te mire merkatoje.

Real deshiron qe te rekuperoje 17 milione eurot e shpenzuara per te te Betis dhe eshte gati te pranoje edhe oferta ne huazim me te drejte blerje me shpresen se lojtari do te rivleresohet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.