
E FUNDIT NGA SPANJA – “Inter, gati oferta e parezistueshme nga Real Madrid per Lautaron: ofrohet edhe kartoni i…”
E gjithe Spanja mbi Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas duket se ne kete moment eshte vene ne dyshim te forte te Interit.
Agjenti i tij ka thene disa fjale te papritura vetem dy dite me pare dhe tashme tre skuadrat me te rendesishme ne Spanje jane futur ne gare per te.
“Barcelona ka qene e para qe eshte interesuar per Lautaron, por tashme eshte bashkuar edhe Real Madrid dhe Atletico Madrid.”
“Ne te kaluaren Atletico ka tentuar te flase me Interin per te, por oferta e tyre ka qene shume e ulet per te nisur nje tratative.”
“Por ne oret e fundit po flitet shume per Real Madrid dhe per nje oferte te tyre qe ne Spanje po e quajne te parezistueshem.”
“Ai eshte mendimi i pare per madrilenet ne sulm, dhe Real ka menduar qe te binde fillisht lojtarin me nje page prej 9 milione euro e me pas te hidhet ne sulm per te biseduar me Interin.”
“Zikalterit ata do te tentojne ti bindin duke dhene kartonin e Luka Jovic ne kembim plus rreth 40 milione euro.”
“Kjo shifer ne Spanje konsiderohet si e parezistueshme por per Interin eshte komplet nje tjeter histori.”
“Marotta e ka bere te qarte me shume se nje here se per te shitur lojtaret duhen para cash dhe nuk do te pranohet asnje shkembim.”