Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

604 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA SPANJA – “Inter, probleme me pagesen e kestit te pare per Hakimi te Reali: tani pritet…”

E FUNDIT NGA SPANJA – “Inter, probleme me pagesen e kestit te pare per Hakimi te Reali: tani pritet…”
Inter Club Staff

Asnje alarm, asnje problem, por vetem nje tregues i rendesishem se sa i veshtire eshte momenti per skuadrat e medha europiane.

Me sa duket, nje lajm i fundit nga Spanje tregon detaje te tjera dhe prapaskena rreth transferimit te Achraf Hakimi nga Real Madrid tek Interi, qe ka ndodhur ne dritaren e fundit te merkatos.

Sipas asaj qe tregohet ne Spanje ne keto minuta nga El Confidencial, eshte konfirmuar nga disa burime te Real Madrdi, se Interi nuk ka paguar ende kestin e pare per lojtarin.

Ky kest eshte rene dakort ndermjet paleve, dhe pagesa e kestit te pare kap shifren e 13 milione eurove, por Interi nuk e ka paguar akoma.

PO CFARE KA NDODHUR? – Kjo eshte nje shifer qe duhet te ishte paguar por Real Madrid nuk e ka ne kasat e saj kete shume.

Gjithmone sipas El Confidencial, Interi i ka paguar ato para per te paguar rrogat e lojtareve qe ka ne skuader aktualisht.

Por ashtu si eshte thene edhe me lart, kjo gje nuk ka krijuar asnje problem ndermjet klubeve: Interi ne fakt i ka shpjeguar Real Madrid se gjithcka ka te beje me pandemine, dicka kjo qe ka hedhur ne gjunje te gjithe futbollin boteror.

Ky pozicion i klubit zikalter duket se ka gjetur nga ana tjeter nje Real Madrid te kuptueshem, duke mos e bere aspak problem kete ceshtje.

Raportet ndermjet paleve mbeten shume te mira dhe Real Madrid ka marre sigurite e nevojshme.

Keto para do te paguhen shume shpejt e duke qene se vonesa me disa jave apo muaj e parave nuk sjell asnje problem per Los Blancos, atehere ata kane vendosur te tregohen te kuptueshem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.