Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,241 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA SPANJA – Modric i ka kerkuar Realit te mos stervitej! Pergjigja e klubit madrilen…

E FUNDIT NGA SPANJA – Modric i ka kerkuar Realit te mos stervitej! Pergjigja e klubit madrilen…
Inter Club Staff

Jane ore shume te nxehta per merkaton e Interit keto qe po perjetohen tani. 

Ose me sakte, jane ore shume te nxehta per nje kalim te mundshem te Luka Modric tek zikalterit ne Milano.

Ne Spanje nuk flasin me per gje tjeter te gjitha te perditshmet por edhe mediat televizive por pothuajse e njejta gje po ndodh edhe ne Itali.

Ne fakt ne loje eshte e ardhmja e mesfushorit me te mire ne bote dhe kjo nuk eshte pak sidomos kur e mendon se emri i tij eshte lidhur pikerisht me Interin.

Nderkohe qe zikalterit po negociojne gjitashtu edhe me Monaco per Keita Balde, Modric eshte ne cdo moment prioriteti.

Ne kete moment ne shtepine zikalter por edhe tek mediat e ndryshme ka shume pritshmeri te madhe per takimin qe do te kete kroati me presidentin e Real Madrid, Florentino Perez qe nese sdo te kete surpriza, do te ndodhe me te gjitha gjasat do te zhvillohet neser ose maksimumi te enjten.

Sipas asaj qe tregon Sky Sport vetem pak minuta me pare, lajmet e fundit nga Spanja tregojne se mesfushori qe sapo eshte shpallur Topi i Arte i Boterorit ne Rusi ka kerkuar nga Real Madrid qe te mos stervitet me skuadren ne ditet e shkuara (duhet te rikthehej qe te henen, por do te rikthehet vetem neser ne qendren stervitore te Realit) ne pritje qe te qartesonte te ardhmen e tij futbollistike.

Pergjigja e klubit madrilen ka qene pozitive dhe i ka dhene Modric disa dite me shume dhe leja e tij perfundon pikerisht sot ku nga neser pritet te paraqitet rregullisht.

Nderkohe, populli zikalter po enderron dhe duket se shanset qe Modric te largohet nga Real per te ardhur pikerisht tek Interi jane goxha te larta.

Ne kete moment nuk mbetet qe tjeter vecese te shpresojme qe nje enderr kaq e madhe te behet realitet!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.