E FUNDIT nga Spanja: “Ja super oferta e Atleticos per Icardin. Po e kerkon me ngulm Simeone.”
E ardhmja e Mauro Icardit mund te jete ne Spanje, pikerisht tek Atletico Madrid.
Ky eshte lajmi i fundit qe vjen ne kete moment nga Spanja dhe tregon per nje afrim te madh te Icardit me skuadren e Simeones.
Pas takimit me presidentin (Steven Zhang) dhe drejtuesit e Interit, argjentinasi e ka kuptuar me sa duket se nuk ka asnje marzh per nje rikthim te tijin ne skuader.
Interi nuk e konsideron me vetem si shitje largimin e tij por edhe si nje huazim (nese rinovohet kontrata), sipas asaj qe thuhet ne kete moment dhe pikerisht nga ty ka dale ne pah oferta e fundit per lojtarin.
Sipas asaj qe shkruan ESPN, Atletico sapo i ka bere nje propozim Interit per nje huazim me te drejte blerje ne fund te sezonit.
Po shifrat? Huazimi me pagese, mbase diku tek pese milione euro, rroga e paguar nga Atletico Madrid dhe nje e drejte blerje ne favor te ketyre te fundit per shifren 70 milione euro.
Pas deklaratave te Wanda Nara te cilat kane perkeqesuar mardhenien e Icardit me shoket e skuadres, tekniku i Atletico Madrid ka dashur ti beje menjehere gjerat e qarta per lojtarin: nuk do te pranoje dicka te tille nga gruaja e lojtarit dhe nuk do te lejohet qe dicka e tille te ndodhe.
ESPN ka kontaktuar Interin ne keto minuta dhe pergjigja e zikalterve ka qene vetem nje “no comment”. Asnje koment keshtu nga drejtuesit zikalter qe po shpresojne qe Icardi te nderroje mendje per sa i perket largimit. Simeone e pret me krahe hapur dhe eshte pikerisht ai qe e do ne skuadren e tij.