Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

903 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA ZVICRA: “Ja oferta e fundit e Interit per Akanji dhe diferenca me Dortmund: plot…”

E FUNDIT NGA ZVICRA: “Ja oferta e fundit e Interit per Akanji dhe diferenca me Dortmund: plot…”
Inter Club Staff

Vine te reja te rendesishme ne keto momente per interesin e Interit per Manuel Akanji, lojtarin e Borussia Dortmund.

Per te dhene te rejat e fundit ne lidhje me kete ceshtje, ka folur Andreas Böni, gazetari i njohur zvicerian i Blick TV.

Ai ka folur keshtu per situaten e lojtarit qe eshte ne skadence kontrate ne 2023 dhe qe aktualisht ndodhet jashte skuadre.

Akanji me te gjitha gjasat jo vetem qe do te largohet nga Dortmund, por sipas Blick TV do te shkoje pikerisht tek Inter.

Keto jane fjalet e tij: “Shume shpejt do te nise vertete tratativa. Ai ka kerkuar nje rroge te cmendur per rroge? Jane zera te pavertete”.

“Nuk e ka mbivleresuar kurre veten sa per te kerkuar 13 milione euro page. Akanji eshte me te vertete nje lojtar i shtrenjte, fiton rreth 6 apo 7 milione te Borussia Dortmund, por nuk ka kerkuar kete shifer”.

“E sigurt qe tek Inter nuk do te jete e njejta situate. Por mendoj se kerkesat e gjermaneve mund ta bejne edhe te veshtire tratativen mes klubeve”.

“Borussia Dortmund kerkon per te 20 milione euro plus bonuse, edhe pse ne fillim te merkatos kerkesa ka qene 30 milione euro”.

“Inter nderkohe deshiron te paguaje rreth 10 milone euro. Por eshte e gjitha nje taktike negociatash e bere nga italianet”.

“Te dyja palet do te ulen e do te bien dakord per nje shifer rreth 15 milione euro bashke me bonuse, ne menyre qe te shpetojne te gjithe fytyren e vete”.

“Ne Itali ka qarkulluar nje lajm qe thoshte se Akanji mund te zgjase kontraten me BVB vetem qe te huazohet nje vit, por kjo nuk eshte shume reale”.

“Kjo eshte nje sjellje me shume per merkaton ne Itali, por eshte shume e pamundur dicka e tille te ndodhe ne Gjermani apo Zvicer”.

“Mund ta imagjinoj se si do te shkoje gjithcka. Te treja palet jane ne presion. Akanji deshiron te luaje ne Boteror, Dortmund deshiron parate, Inter deshiron mbrojtesin”.

“Do te shohim si do te perfundoje, sepse palet kane edhe alternativa: Inter per shembull mund ta lere Akanjin nese Dortmund vazhdon me kerkesa te larta dhe te marre ndonje mbrojtes tjeter”.

“Kjo gje do te bente qe Akanji te mbeste pa nje opsion kaq te mire sa eshte nje skuader si Interi qe i perket nivelit te larte”.

“Ne fund te dites, duke pare situaten, te gjithe do te dilnin te fituar ne kete mes: edhe vete lojtari, por edhe klubet”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.