E FUNDIT – Nje lojtar i Interit i grumbulluar me kombetaret del pozitiv me Covid19: “Tani eshte bere edhe nje test tjeter i trete.”
Me sa duket kemi rastin e pare pozitiv ne shtepine Inter per sa i perket virusit dhe eshte nje lojtar zikalter.
Alessandro Bastoni, lojtari i ri italian, i cili ndodhet ne grumbullim me Kombetaren U21 ne keto momente ne drejtimin e tranjerit Nicolato, ka rezultuar pozitiv pas testit te dyte.
Ky eshte nje lajm shume i keq per Interin ne prag te ndeshjes se radhes qe eshte pikerisht ndaj Milanit.
Ashtu si ka treguar ne keto caste La Gazzetta dello Sport, numri 95 zikalter diten e djeshme ka dale pozitiv.
Ai menjehere i eshte nenshtruar nje testi tjeter (nje tamponi te trete), sepse tamponi pozitiv per Bastonin ka qene i dyti ne radhe.
Prandaj, ka dyshime se ai mund te kete dale fallco pozitiv, dicka qe ndodh shume rralle, por shanset ekzistojne.
Nderkohe, ai gjate dite se sotme (te merkure) do te zhvilloje edhe nje test tjeter, per te pare perfundimisht nese eshte pozitiv apo jo.
Ne kampin zikalter eshte ndezur alarmi nga frika se mos ne kampin zikalter ka te prekur te tjere: te mos harrojme, perpara eshte derbi por edhe tre ndeshje te rendesishme te Champions League.