Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

611 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT- Nje tjeter lajm super i keq: nje tjeter lojtar i Interit pozitiv me Covid19!

E FUNDIT- Nje tjeter lajm super i keq: nje tjeter lojtar i Interit pozitiv me Covid19!
Inter Club Staff

Me sa duket nuk ka asnje dite te qete ne shtepine e Interit dhe zikalterit jane ne emergjence totale ne prag te ndeshjes ndaj Milanit.

Vetem pak minuta me pare klubi zikalter me nje komunikate zyrtare ka treguar se si nje tjeter lojtar ka rezultuar pozitiv me Covid19.

Deri diten e sotme, kishte qene 5 numri i lojtareve te prekur: Milan Skriniar, Alessandro Bastoni, Radja Nainggolan, Roberto Gagliardini dhe Ionut Radu.

Nderkohe, diten e sotme, sipas asaj qe ka lajmeruar Interi pak minuta me pare, pozitiv ka rezultuar edhe Ashley Young.

“Fc Internazionale Milano komunikon se Ashley Young ka rezultuar pozitiv me Covid19 nga testet e kryera dje ne Appiano Gentile.”

“Lojtari anglez do te futet ne karantine ne banesen e tij dhe kontrolle te tjera do te behen ne ditet dhe javet ne vazhdim.”

Keshtu, numri i te prekurve ne kampin e Interit ka mberritur ne 6 dhe ky eshte nje lajm shume i keq per zikalterit.

Tashme i vetmi repart i paprekur ne skuadren e Interit eshte ai i sulmit dhe tifozet zikalter shpresojne qe gjithcka te kete mbaruar me kaq.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.