Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,033 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Solskjaer jep lajmin e mire per Interin: “Po, per Sanchez eshte e vertete. Ne kete moment po negociojme.”

E FUNDIT – Solskjaer jep lajmin e mire per Interin: “Po, per Sanchez eshte e vertete. Ne kete moment po negociojme.”
Inter Club Staff

Tashme Alexis Sanchez eshte kthyer ne nje telenovele te vertete per sa i perket tratatives Inter-Manchester United qe ka shume dite qe ka filluar por po zhvillohet shume ngadale.

Cdo dite media te ndryshme sportive apo gazetat e perditshme italiane tregojne se zhvillimet mund te ndodhin nga momenti ne moment dhe cdo dite “e nesermja” shihet si dita perfekte per ardhjen e tij, por deri me tani nuk ka ndodhur asnje ndryshim i rendesishem.

Ne kete moment flitet se bllokimi ka ardhur vetem nga Manchester United e cila sipas disa mediave kerkon nga Interi te paguaje me shume nga rroga e lojtarit por nderkohe disa media te tjera tregojne se United po tenton ta zevendesoje me lojtare me parameter 0 lojtarin dhe prandaj e ka ngadalesuar kete tratative.

Por vetem pak minuta me pare per Interin ka ardhur nje lajm shume i mire direkt nga Mbreteria e Bashkuar nga vete tranjeri i Manchester United.

Ai ka folur ne konferencen per shtyp perpara ndeshjes qe Manchester United do te luaje diten e neserme dhe ka konfirmuar gjithcka.

Sipas Ole Gunnar Solskjaer, tashme Manchester United po negocion per shitjen e Alexis Sanchez.

“Po, eshte e vertete. Jemi ne tratativa me disa klube per shitjen e Alexis Sanchez. Nuk mund ta mohoj dicka qe po ndodh vertete”, kane qene fjalet e menaxherit te United.

Keto fjale te Soskjaer qe kane ardhur vetem nje dite perpara ndeshjes ndaj Crystal Palace ku kiliani nuk do te luaje per shkak se nuk do te jete i grumbulluar.

E keshtu, edhe pse Solskjaer nuk ka thene emra, dihet se kush jane ‘skuadrat’ te cilat po negociojne per Sanchez. Ajo eshte vetem nje dhe eshte Interi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.